Analiza

Si ka ndryshuar gara mes fuqive të mëdha

Screen Shot 2015-05-07 at 20.31.01

Nga Shivshankar Menon “Brookings Institute”

Është një klishe të thuhet se ndodhemi në një moment ndryshimesh të mëdha në arenën ndërkombëtare. Shndërrimi është i pashmangshëm dhe i vazhdueshëm, ndaj klisheja ka gjithnjë në vetevete të vërtetën e mjaftueshme, për të qëndruar në këmbë. Por pyetja kryesore është se çfarë lloj ndryshimi jemi duke përjetuar, dhe në veçanti, si po ndryshojnë marrëdhëniet midis fuqive të

mëdha? Disa ngjarje në sfond, janë të rëndësishme për historinë:
25 vitet e fundit, kanë parë një rishpërndarje të fuqisë ekonomike në mesin e fuqive të mëdha të botës, në një shkallë dhe normë të tillë, që është ndoshta e pashembullt në histori. Ky proces është përshpejtuar pas krizës globale financiare të vitit 2008. Kina, e cila 25 vite më parë ishte sa një e teta e madhësisë së ekonomisë amerikane, aktualisht është afërsisht në të njëjtën madhësi, në termat e fuqisë blerëse.

Edhe disa vende të tjera, kanë treguar normat vazhdimisht të larta të rritjes siç është India, e cila ka shënuar një rritje vjetore mbi 6 përqind të Produktit të

Brendshëm Bruto, për më shumë se 30 vjet, dhe mbi 8 përqind në dekadën e parë të këtij shekulli.
Aspekti tjetër i këtij fenomeni, është rënia relative e pjesës tjetër të Perëndimit, më përjashtim të Shteteve të Bashkuara, pjesa e të cilës në prodhim global ka rënë. Zhvendosja e pushtetit ekonomik, nuk ka kaluar për të gjithë pa dhimbje. Që prej vitit 2008, çdo fuqi e madhe ka pësuar një formë të thellë përshtatjeje të brendshme ekonomike.

Shtetet e Bashkuara janë në tranzicion drejt një ekonomie të energjisë dhe inovacionit. Kina po kërkon burime të brendshme të rritjes së ardhshme bazuar tek konsumi.

India është e angazhuar në ndërtimin e infrastrukturës, urbanizimit dhe industrializimit; Japonia dhe Evropa Perëndimore, janë duke u përpjekur të rizbulojnë burimet të reja të rritjes ekonomike, ndërsa po përjetojnë një plakje të vazhdueshme; Rusia kërkon të përshtatet me kushtet e reja të tregut të energjisë, dhe një popullsi në pakësim për shkak të plakjes, dhe kështu me radhë.

Prirja është më pak e dukshme, por gjithësesi e ngjashme edhe në politikë. Në fushat ushtarake dhe teknologjike, dominimi amerikan vazhdon. Por në të njëjtën kohë teknologjitë e reja, kanë fuqizuar grupet e vogla dhe individët, si dhe aktorë jo-

shtetërorë siç janë edhe terroristët, duke reduktuar më tej monopolin e shtetit mbi dhunën.
Kombinimi i krizave ekonomike, brishtësisë sociale dhe politike, që kanë shkaktuar dhe teknologjitë e reja, kanë krijuar destabilitet dhe ndryshime gjeopolitike. Për rrjedhojë, edhe shtete shumë të fuqishme e gjejnë të vështirë, ta përkthejnë dominimin ushtarak dhe superioritetin në fushën e betejës në arritjen e rezultateve efektive dhe marrëveshjeve. Ne thjesht duhet të shohim përreth, për të parë shembuj të shumtë, Iraku, Afganistani, Siria, Libia, Jemeni, dhe Ukraina. Rezultati është një seri luftërash

lokale dhe konfliktesh të gjata në mbarë botën.
Me pak fjalë, pushteti tani është i shpërndarë në mënyrë të barabartë në sistemin ndërkombëtar. Për pasojë, ka një rritje të konkurrencës gjeopolitike ndërmjet fuqive të mëdha. Por natyra e kësaj konkurrence, është e kufizuar nga dy faktorë të rëndësishëm:angazhimet e tyre të brendshme, dhe varësia ndaj njëri-tjetrit përsa i përket rritjes ekonomike.

Prandaj, konflikti është më akut përgjatë periferive të fuqive të mëdha, të cilat janë më pak të integruara në rendin politik të udhëhequr nga perëndimi. Zakonisht rritja e konkurrencës gjeopolitike, ndodh përmes

luftës mbështetëse dhe jo përballjes së drejtpërdrejtë, sikurse po ndodh në Ukrainë, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.
Deti i Kinës Lindore është aktualisht zona e vetme e konfrontimit të drejtpërdrejtë, midis dy fuqive të mëdha. Konkurrenca ndërmjet dy fuqive të mëdha, është zgjeruar tek vija bregdetare ku është vendosur infrastruktura energjitike dhe tregtia botërore, dhe është e dukshme në ndërtimin e flotave detare nga të gjitha fuqitë e mëdha – një volum ndërtimi gjatë 10 viteve të fundit, i cili është i pashoq në përmasat e saj në histori. Në të njëjtën kohë, perspektiva e luftës konvencionale mes fuqive të mëdha mbetet e vogël – fitorja

në një luftë të madhe, nuk është më një objektiv kuptimplotë i asnjë fuqie të madhe. Pasojat
Ne duhet të presim disa pasoja, të kësaj konkurrence në rritje gjeopolitike mes fuqive të mëdha:

Sipas Eduard Lutvak, ne do t’i japim luftës një shans. Në një seri krizash të njëpasnjëshme rajonale, fuqitë e mëdha neutralizojnë njëra-tjetrën, dhe shmangin punën e vështirë politike, të nevojshme për të zgjidhur krizën.

Pritet që Libia, Siria, dhe kriza të tjera të vazhdojnë të acarohen. Aftësia e fuqive të mëdha, për të bërë ndryshime sistematike në rendin botëror, do të mbetet në dyshim të

konsiderueshëm. Të gjitha ato kanë nevojë të rivendosin ekuilibrin gjeopolitik, aty ku është lëkundur, si në Lindjen e Mesme, apo për të krijuar një arkitekturë të re të hapur e gjithëpërfshirëse të sigurisë në rajonin e Azi- Paqësorit.

Në fakt, nuk ka asnjë fuqi të madhe apo grup fuqish të mëdha, që ecin përpara për të rivendosur ose krijuar ekuilibër, apo për të negociuar bilancin e interesave në rajone të trazuara.

Në çështjet ndërkombëtare, niveli i bashkëpunimit produktiv mes fuqive të mëdha, ka qenë përgjithësht i dobët gjatë gjithë kohërave, siç dëshmohet nga

efikasiteti në rënie i Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve të tjera shumëpalëshe.
Në çështjet globale, si ndryshimet klimatike dhe bisedimet mbi tregtinë, fuqitë e mëdha po nënshkruajnë marrëveshje rajonale ad- hoc, në vend të zgjidhjeve globale, që fuqitë e mëdha nënshkruanin në mirëbesim në të kaluarën. Fuqitë rajonale, do të kenë më shumë hapësirë për të ndjekur ambicjet e tyre, dhe marrin problemet në duart e tyre. Fakti që pushteti është i shpërndarë në mënyrë më të barabartë mes shteteve, dhe madje edhe brenda shteteve, do të thotë se aftësia e fuqive të mëdha për të zbatuar paqen ose stabilizuar konfliktin, është gjithashtu e kufizuar. Në raste të tilla si

Jemeni dhe Afganistani, fuqitë e mëdha nuk kanë alternativë, veçse duke u mbështetur tek fuqitë rajonale ose lokale.
Aty ku nuk ka marrëveshje ndërmjet fuqive rajonale si në Siri, fuqitë e mëdha nuk janë në gjendje të imponojnë vullnetin e tyre, apo edhe të pajtohen për rezultatet e dëshiruara. Pra, marrëdhëniet mes fuqive të mëdha, janë përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme vitet e fundit. Ndërsa ka kufizime, sesa keq ato mund të katandisen, ka edhe kufizime në aftësinë e tyre, për të prodhuar rezultate ndërkombëtare mbi çështjet më urgjente. Shenim: Shivshankar Menon, kryetari i bordit të Institutit të Studimeve Kineze në Nju Delhi

dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ish- kryeministri indian Manmohan Sing

Leave a Reply

Back to top button