Horizonti.al

Si lind një “Plan B”?

Screen Shot 2015-10-10 at 11.04.42

Nga një rajon specifik i trurit, i cili lejon të merren në konsideratë mundësi të reja të veprimit. Është zbuluar në Universitetin Milano-Bicocca, duke 36 persona në një “lojë”: duke shtypur një pulsant, nëse një re e ngjyrosur dukej në këndet e sipërme djathtas ose të poshtme majtas të një ekrani, shtypej një tjetër nëse shfaqej në pozicione të ndryshme nga këto. Pas nja dhjetë minutash dhe në padijeninë e të ekzaminuarve, kërkuesit fusnin një lidhje midis ngjyrës së resë dhe pozicionit të saj. Prandaj pjesëmarrësit mundnin të zgjidhnin të përqëndroheshin mbi ngjyrën në vend të pozicionit, që do të thotë të shtypnin një pulsant nëse reja ishte e kuqe, tjetrin nëse ishte i gjelbër. Kjo e bënte detyrën më të thjeshtë. Në harkun e një ore, vetëm 31% e vullnetarëve ndryshonte strategji. Me rezonancën manjetike funksionale, është parë megjithatë që truri i tyre fillonte të përgjigjej ndaj ngjyrave, që përpara sesa ata të ndryshonin linjën e veprimit. Kjo do të thotë që, edhe pse qëndrojmë të përqëndruar në një rrugë pothuajse të ndërmarrë, një pjesë e trurit tonë hapet çfarëdoqoftë rruga drejt mundësive të reja./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button