Enciklopedike

Si matet lumturia e botës?

Screen Shot 2015-03-23 at 13.58.07

Falë Twitter-it dhe të “edonometrit”, një program i vënë në punë nga kërkuesit e Universitetit të Vermontit e të organizatës jofitimprurëse Mitre Corporation. Duke analizuar fjalët që qarkullojnë, twitteri funksionon si termometër i lumturisë globale. Shkencëtarët kanë kërkuar nga një kampion vullnetarësh të vlerësojnë 10.000 fjalë në një shkallë nga 1-shi tek 9-ta: pikët e larta iu atriubuohen fjalëve që transmetojnë gëzim (si “festa” dhe “lumturi”), ndërkohë që ato të ultat janë pikërisht prej fjalët që reflektojnë trishtim(si “vdekja” dhe “lufta”).

Kur këto fjalë përdoren në twitter, programi i harton dhe llogarit një mesatare të përditshme të vlerave të tyre, që korrespondon me nivelin e lumturisë së ditës. Programi mat humorin e planetit nga shtatori i 2008-ës. Dita më e palumtur e 5 viteve të fundit është ajo e atentatit në maratonën e Bostonit (15 Prill 2013), e paraprirë nga 14 dhjetori 2012, dita e masakrës në shkollën e Konektikatit në të cilën vdiqën 28 persona. Në vend të kësaj dita më e mirë është 25 dhjetori 2008, e ndjekur nga ditë të tjera të Krishtlindjeve: në fakt, 25 dhjetori është dita më e lumtur e çdo viti, me vigjiljen e saj në vend të dytë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button