Gjatë Luftës Amerikane për Pavarësi, të dyja palët shpikën teknika të shkëlqyera për të vjedhur informacione nga kampi armik. Një teknikë është shkruarja e informacioneve në një letër mëndafshi dhe futjen e mesazhit në objekte të vogla si kopsave bosh, pendë, apo topa të vegjël argjendi që i ngjanin plumbave të mushqetës.
Këto objekte mund të gëlltiteshin lehtësisht, në rast se lajmëtari kapej nga armiku. Në vitin 1777, spiuni britanik Daniel Tajlorit iu besua një mesazh nga Gjeneral Henri Klinton drejtuar Gjeneralit Xhon Burgoin. Ai ishte i futur brenda një topi të argjendtë në madhësinë e një boronice. Kur Tejlor u kap nga një patrullë amerikane, ushtarët e vunë re se ai gëlltiti një objekt. Ata e detyruan të vjellë plumbin. Tejlor u dënua si spiun dhe më pas u var. /bota.al