Horizonti.al

Si mblidhej informacioni nga shërbimet e fshehta: Thashethemet e Gertrud Bell

Screen Shot 2016-08-25 at 13.12.20Pak muaj para Luftës së Parë Botërore, autoritetet turke e lejuan arkeologen britanike Gertrud Bell të ekspolorojë në Konstandinopojë. Ajo shkoi në qytetin e Hailit, në të cilën perëndimorët nuk kishin patur qasje që nga viti 1893. Edhe pse ajo dukej sikur udhëtonte për qëllime arkeologjike, në fakt shkoi në atë qytet për shkak se shërbente si kryeqyteti i brutalëve të dinastisë Al Rashid, dhe britanikët donin të dinin se cila qe forca e tyre reale.

Sapo mbërriti, Bell u burgos, por një kod personal i nderit në mesin e Rashidëve e mbrojti atë nga cënimi fizik. Ajo filloi të integrohet në mesin e grave të tyre poligame dhe dëgjonte thashethemet e tyre. Ato ndanë kësisoj intrigat por edhe të dhënat personale, të cilat Bell qe në gjendje t’ia raportonte britanikëve, sipas të cilave se Rashidët qenë duke u dobësuar, dhe se Londra duhej të lidhej në aleancë me Sauditët. Ky rekomandim mbi politikën e britanikëve pas rënies së Perandorisë Osmane, ndikoi rrënjësisht fatin e Lindjes së Mesme gjatë shekullit XX-të. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button