Horizonti.al

Si mund ta “fshish” një traumë?

Trauma

Edhe disa prej profesionistëve të sotëm të shëndetit mendor rekomandojnë “terapinë e të folurit” dhe i nxisin pacientët që të flasin për përvojat e tyre traumatike. Megjithatë, kohët e fundit opinini ka ndryshuar, teksa shumëkush është kundër kësaj metode. Studimet në King’s College në Londër përdorin një teknikë të quajtur psikoterapia e menjëhershme – terapia e të folurit menjëherë pas një ngjarje traumatike – si një prej trajtimeve kundërproduktivë të trajtimeve të traumës. “Kjo lloj terapie në fakt bën më të mundur që pacienti të pësojë crregullime post traumatike të stresit”, thotë Peter Fonagy, profesor i psikologjisë klinike në UCL. Kështu që tashmë pjesëtarëve të forcave ushtarake tani u jepet një muaj për të biseduar me njerëzit e dashur apo të qëndrojnë të vetëm, përpara se të fillojnë seancat me një profesionist. Gjithësecilit i lejohet ta “harrojë” përkohësisht eksperiencën e keqe. Pas kësaj faze, që tek pacientë të ndryshëm ka kohëzgjatje të ndryshme, fillon terapia e bisedimeve me profesionistë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button