Enciklopedike

Si mund ta rimarrim veten nga një “natë e bardhë”?

Vetëm duke marrë një sy gjumë, gjysmë ore, të nesërmen. E thotë një studim nga Universiteti Sorbonë i Parisit, ku 11 individë të shëndetshëm meshkuj dhe të moshës mes 25 dhe 32 vjeç iu nënshtruan dy seancave të provës në laborator, për të shqyrtuar marrëdhëniet mes hormoneve dhe pushimit. Gjatë testit të parë, individët fjetën dy orë në natë. Në provën e dytë, ata i shtuan dy orëve të gjumit të natës, edhe një gjysmë ore dremitje të nesërmen. Studiuesit zbuluan se nivelet e norepinefrinës (një hormon dhe neurotransmetues i përfshirë në reagimin e trupit ndaj stresit) ishte rritur me 2.5 herë gjatë seancës së parë, por kishin mbetur të palëvizshme gjatë të dytës. Duke demonstruar kështu se, ndonëse i shkurtër, pushimi i drekës ishte i mjaftueshëm për të përmbysur efektin mbi sistemin hormonal nga një natë pa gjumë, duke ndihmuar sistemin imunitar dhe neuroendokrinën që të rimarrin veten. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button