Psikologji

Si mund të bëjmë foto të bukura me celularin tonë?

Edhe ti mund të jesh një fotograf për konkurse si ato të National Geographic

Duket paksa e vështirë të bësh foto të bukura, pa pasur në duar një aparat profesional. Mirëpo jo të gjithë e kanë mundësinë të blejnë një aparat dhe aq më tepër me çmimet e kripura të tyre. Nga ana tjetër, kur të thonë se “foto të bukura bëhen me çdo celular, mjafton të dish të kapësh foto në këndet e duhura”, të ngrihen nervat. E ke provuar të bësh foto të bukura në çdo kënd të mundshëm dhe sërish nuk kanë dalë foto aq të mira sa do t’i doje. Por ajo që ti nuk di, është se nuk mjafton vetëm këndi i duhur për të kapur një foto të bukur. Ka dhe plot elementë të tjerë, të cilët duhet t’i kesh parasysh.

Së pari, duhet të njohësh karakteristikat e kamerës së celularit tënd. Ndoshta nuk të gjendet manuali i celularit, por tashmë mund të gjesh online në “gsmarena” karakteristikat e pothuajse çdo smartphoni.

Së dyti, shkarkoni disa aplikacione të mira për përpunimin e fotove. Janë pafund aplikacionet e mirë që mund të gjeni si në Google Play, edhe në App Store. Ne ju rekomandojmë VSCOcam dhe PicsArt, si aplikacionet më të përdorura edhe prej shumë fotografëve.

Së treti, rregulloni ndriçimin dhe parametrat e tjerë të kamerës suaj. Duhet të keni parasysh të kapni foto herët në mëngjes ose vonë pasdite, pasi në mesditë ndriçimi është maksimal dhe cilësia e fotove nuk është aq e mirë. Një gjë e tillë mund të mos rregullohet dot as me Photoshop, ndaj kini parasysh edhe orarin e kapjes së fotove tuaja.

Së katërti, pastroni kamerën e celularit tuaj, mundësisht me një rrobë pambuk dhe nisni të përdorni filtrat e duhur në fotot tuaja. Nuk ju këshillojmë të përdorni shumë filtra, pasi ato më shumë e prishin bukurinë e fotos, se sa e ndreqin atë. Instagrami të jep mundësinë që një filtër të mos e përdorësh as në maksimumin e tij, por më % e duhur derisa juve t’ju kënaqë fotoja e bërë. Fakti që keni mundësinë e vendosjes së shumë filtrave, nuk do të thotë që t’i përdorni ato të gjitha dhe të ndryshoni totalisht foton origjinale.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishmja, qëndrimi në foto. Kur kapni foto të personave të tjerë, ose kur të tjerët bëjnë foto duke ju fokusuar juve në kamerë, duhet të dini edhe mbi qëndrimin e duhur përpara kamerës. Nuk duhet ta keni absolutisht mendjen tek celulari apo aparati juaj. Jini sa më të lirshëm dhe natyralë në qëndrimin tuaj. Mundësisht edhe merruni me diçka tjetër, ndërkohë që dikush po ju bën foto. Fotot pa mendje, dalin gjithmonë më të bukura se sa ato ku qëndroni statikë, sikur po bëni foto për dokumente zyrtare. Qeshni, lëvizni, mbajeni mendjen diku tjetër, përveç faktit që një smartphone, apo një aparat po bën punën e vetë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button