Histori

Si mund të krijosh një ikonë politike?

Kultivimi i imazhit të Presidentit John F. Kennedy. Eshtë një prej ikonave më të mëdha të historisë së Amerikës, por historianët e konsiderojnë, në rastin më të mirë, një President mediokër

Screen Shot 2016-08-03 at 10.47.01

Nëse presidenti John F. Kennedy nuk do të ishte vrarë në vitin 1963, Lufta e Vietnamit (1960-1975), humbja më shkatërrimtare e Amerikës në politikën e jashtme, do të kish marrë fund shumë më herët. Eshtë një pretendim që miliona njerëz në mbarë botën e besuan, pasi ai u vra në Dallas.

Por personazhi i Presidentit paqedashës nuk është dhe aq i vërtetë. Në fakt, është legjendë. Kennedy urrente komunizmin dhe gjithcka në lidhje me të. Ai nuk mund të lejonte që Vietnami të binte në duart e Vietkongëve komunistë: “Nuk na bën aspak mirë që të themi: Epo, përse nuk shkojmë në shtëpi dhe t’ia lëmë botën atyre që janë armiqtë tanë”?, thoshte ai.

Po kështu, në një intervistë pas vdekjes së vëllait të tij, Kryeprokurori Robert Kennedy konfirmoi se qëllimi kryesor i JFK ishte të fitonte në Vietnam – me trupa tokësore, nëse do të nevojitej.

Shkrimtari politik dhe gazetari Seymour Hersh është i sigurtë: “Cilëtdo të ishin qëllimet e Kennedyt, Vietnami ishte lufta e tij, edhe pas vdekjes”.

Pushtimi i dështuar i Kubës në Gjirin e Derrave në vitin 1961, ndodhi gjithashtu gjatë presidencës së tij. Në fakt, shumë historianë e konsiderojnë Kennedyn një president të pasuksesshëm – sado i pëlqyeshëm që ishte si person.

JFK donte që të shfaqej si e kundërta e udhëheqësve të BRSS. Ai paraqiste një fytyrë të re, liberale dh eprogresiste, ndonëse mendimet e tij ishin më konservatorë. Dhe operacioni i përmirësimit të imazhit përfshinte edhe shfaqjen në shoqërinë e yjeve të kinemasë, si Marilyn Monroe.

Eshtë një strategji që e ka adoptuar edhe Barack Obama gjatë dy mandateve të tij – presidenti në largim shihet si një personq ë u kujdes të kultivonte një atmosferë prej ylli të famshëm përreth vetes. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button