Horizonti.al

Si mund të na bëjë shkenca supernjerëz?

Screen Shot 2015-12-17 at 21.55.57

Përpara epokës së mjekësisë moderne, ishim të gjithë të pafuqishëm përballë të metave të trupit të njeriut, por sot jemi në gjendje të ndërhyj,ë. Në disa drejtime, jemi tashmë supernjerëz. Sëmundje që pllakosnin paraardhësit tanë tashmë mbahen larg prej vaksinave, dhe miliona njerëz jetojnë me teknologji të vendosur në veshë, sy dhe zemra. Kirurgjia e saktësisë së madhe mund të riparojë struktura të brishta brenda trupit, dhe teknikat gjenetike po fillojnë të na mundësojnë që të parashikojmë dhe parandalojmë sëmundje, si dhe të projektojmë në mënyrë nteligjente trajtime të reja.

Teksa teknologjia përparon, shanset për të forcuar biologjinë tonë po rriten me një ritëm të paprecedentë, dhe teknologjitë e të ardhmes kanë potencialin që ta cojnë trupin e njeriut përtej asaj që ka patur “ndërmend” natyra. Studiuesit që merrenme shkencën e plakjes shpresojnë të jenë në gjendje që të vojnë, ndalojnë apo edhe sprapsin procesin, dhe shkencëtarët që punojnë me riparimin dhe rigjenerimin po zhvillojnë mënyra për të ndrequr dëmet që dikur kanë qenë të pandreqshëm.

Mbetet që të shihet nëse këto ambicie të guximshme janë të mundura, por ne po fitojmë gjithnjë e më shumë kontroll mbi biologjinë tonë, dhe shkenca vazhdon që të ketë potencialin për të na bërë më të shëndetshëm, më të shpejtë, më të fortë dhe më të mencur se kurrë më parë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button