Your Life

“Si mund t’ia shpjegojmë fëmijëve, tanë të mirat e kohës së fëmijërisë sonë?”

Kohë më parë, nuk ekzistonin smartfonët, as celularët. Ata më fatlumët kishin thjesht një kasetofon me bateri që u lejonte të dëgjonin muzikë gjatë udhëtimeve të tyre. Kurdo që të mbërrije në një vend, nuk ishte problem. Nuk të telefononte njeri për të pyetur në çdo moment se ku ishe. Atëherë kur të çonte transporti publik, ishe në vendin e duhur.

Flisnim me njerëzit, shiheshim në sy, i ndanim gjërat me të tjerët. Komunikimi ishte baza, por ishte komunikimi i drejtpërdrejtë, jo në rrjetet sociale. As që e mendonim se do të krijoheshin rrjetet sociale, apo celularët inteligjentë që vërtet do të lehtësonin komunikimin, por do të ftohnin ndjenjat. Nuk kishte ajër të kondicionuar, por hapnim dritaret dhe shpresonim të frynte erë për ta freskuar ambientin. Bënim freski me freskuese të bëra me letër, apo me fletore.

“Stacioni i ardhëm është yni”, thoshim në tren me miqtë tanë, kur i afroheshim stacionit të shtëpisë. Pastaj vinte pasditja, mbaronim shpejt detyrat e shkollës dhe dilnim me shoqërinë e lagjes për të luajtur derivonë në mbrëmje. Ktheheshim në shtëpi, vetëm kur na thërrisnin prindërit disa herë. Shpesh qëndronim pas thirrjes së parë apo të dytë, ama kur e ndjenim se zëri i prindërve ashpërsohej, e dinim se nuk duhet tëktheheshim në shtëpi pa e zgjatur shumë.

E si mund t’ia shpjegojmë fëmijëve tanë këto emocione të vërteta e të sinqerta? Ata janë rritur me gjithëkushtet e një shoqërie që nuk i mungon asgjë; që me fjalën “lojë” nënkuptohen lojërat elektronike për shkak të mungesës së hapësirave. Fëmijët tanë janë rritur me celularë në duar, me gjithë informacionet e mundshme në një tablet, por njëkohësisht edhe me mungesën e vënies në punë të imagjinatës. Si mund t’ia shpjegojmë fëmijëve tanë të mirat e kohës sonë të fëmijërisë dhe mangësitë e kësaj kohe?

Back to top button