Enciklopedike

Si mundet dikush të bëhet mjeshtër i manipulimit?

Screen Shot 2015-10-20 at 11.52.02

Të gjithë ne kemi një zgjedhje. Ja arsyet përse disa janë të prirur të zgjedhin Makiavelizmin

Me siguri, njihni disa mjeshtra të manipulimit në përditshmërinë tuaj – pjesëtarë të familjes, të njohur, apo kolegë. Dhe të gjithë kemi parë njerëz të famshëm dhe politikanë që mund t’i quash fare mirë Makiavelistë. Këta janë njerëz që përfshihen zakonisht në sjellje dinake, kalkuluese dhe komplotuese.

Disa njerëz kategorizohen si Makiavelistë të lartë, ndërsa të tjerë si Makiavelistë të ulët, që do të thotë se tendencat tona Makiaveliste bien tek niveli i normales. Ndërkohë që të gjithë ne e kemi potencialin që të angazhohemi në sjellje mashtruese, Makiavelistët e ulët preferojnë të mos mashtrojnë dhe manipulojnë, përveç rasteve kur mendojnë se një sjellje e tillë është e justifikuar, apo e domosdoshme. Makiavelistët e lartë janë të prirur që të jenë mjeshtra të manipulimit. Intriga është ajri që thithin, dhe atyre u shijon. (JoMakiavelistët nuk ekzistojnë, ndoshta përveç individëve që janë kaq të dëmtuar mendërisht, saqë as nuk munden ta formojnë qëllimin për të mashtruar).

Përse disa njerëz janë të “gatuar” për të qenë Makiavelistë të Lartë? A ka një çrregullim personaliteti që e shkakton këtë sjellje? Nëse është kështu, a mund të trajtohet?

E thënë shkurt: Jo.

Crregullimet e personalitetit nuk i shndërrojnë njerëzit në Makiavelistë të lartë. Ne mendojmë se Makiavelizmi është një tipar i trashëgueshëm, që ndoshta forcohet më pas prej mjedisit social dhe familjar të një njeriu. Prirjet makiaveliste ekzistojnë pavarësisht çrregullimeve të personalitetit që mund të përjetojë një individ.

Por këto të fundit nuk janë “krejt pa faj”.

Crregullime të ndryshëm të personalitetit mund të prodhojnë ankth, panik, depresion, shkëputje, mani, eufori, si dhe ndjesi dhe gjendje të tjera humori, që mund të shkaktojnë, nga ana e tyre, reagime Makiaveliste. Kur dikush reagon pas stimujve të tillë, duke mashtruar dhe përdorur të tjerët, ai person mund të përftojë reputacionin e të qënurit një mjeshtër i manioulimit. Të qënurit nën stres nga një çrregullim personaliteti, nuk e justifikon sjelljen. Ne të gjithë, gjithmonë, kemi një zgjedhje për mënyrën si veprojmë, dhe përveç rasteve të çmendurisë, jemi të gjithë përgjegjës për sjelljen tonë. Megjithatë, mes njerëzve me çrregullime të caktuar të personalitetit, shumë janë të prirur të bien në sjellje manipuluese, si një mekanizëm i vazhdueshëm i përballjes me këta çrregullime:

Crregullimi i Personalitetit ku je Antisocial: Sjelljet dinake, mashtruese dhe kalkuluese mund të jenë tipare kyçe të këtij lloj personaliteti. Mendoni këshillën e Kumbarit: “Mbaji miqtë afër, por armiqtë edhe më afër”.

Crregullimi i Personalitetit ku “Heq një vijë kufiri”: Karakterizuar nga një imazh i vetvetes që është i brishtë dhe i luhatshëm, si dhe një frikë e thellë nga braktisja, këta individë mund të jenë mjeshtra të manipulimit. Sjelljet kontrolluese mund të variojnë, nga delikate dhe përpjekjet për të bërë për vete, deri tek kanosëse dhe të dhunshme. Personazhi i Glen Close tek “Fatal Attraction” ishte tipik: Ajo filloi si tip që ngjitej dhe përfundoi me dhunë.

Crregullimi Bipolar. Gjatë episodeve maniakë, njerëzit mund të bëhen ekstremisht të motivuar dhe/ose hiperseksualë, si dhe të verbër ndaj risqeve të dukshëm. Për të kapërcyer kundërshtimet e të tjerëve, apo për të siguruar bashkëpunimin e tyre, njerëzit me çrregullime bipolare mund të çojnë në maksimum prirjet e tyre makiaveliste.

Crregullimi i të qënurit Obsesiv/Impulsiv. Bëhet fjalë për individët që janë të fiksuar pas kontrollit, të ngurtë në të menduar, dhe të fiksuar pas përsosmërisë. Një supervizor që vuan nga ky çrregullim, për shembull, mund të jetë një mikro-menaxher nga Ferri. Sado ekzemplare të jetë performanca jote, ai nuk do të kënaqet kurrë. Përderisa kontrolli i sjelljes – i tëndes dhe i të tjerëve – është tipari dallues i këtij çrregullimi, sjellja manipuluese është një metodë e zakonshme për të siguruar bashkëpunimin e të tjerëve.

Tiparet e personalitetit, si prirja për të qenë një mjeshtër i manipulimit, janë të qëndrueshëm përgjatë gjithë jetës. Sigurisht, Makiavelistët e Lartë mund të përmirësohen me terapi, nëse janë të motivuar. Megjithatë, duhet që pikësëpari të pranojnë tendencat e tyre manipuluese, të pranojnë që sjellja e tyre është shkatërrimtare, dhe të kërkojnë trajtim. Por, përderisa atyre u shijojnë lojrët a manipulimit, nuk ka gjasa të kërkojnë ndihmë, përveçse në raste krizash ekzistenciale.

Nëse jeni në afërsi të një personi manipulues, mbrojtja juaj më e mirë është të shkëputni vetveten nga ky person. Deri atëherë, vendosni kufij të qartë dhe rezistoni që të tërhiqeni në skema manipuluese. /PT – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button