Analiza

Si ndihmoi Izraeli në krijimin e Hamasit?

izralel helped create hamasLufta e momentit, midis forcave të armatosura izraelite, që janë superiore dhe rebelëve të Hamasit, errëson sfidat më të mëdha me të cilat përballet Izraeli dhe palestinezët, si dhe vetë ekzistencën e Hamasit

Të gjitha shenjat tregojnë se qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu është e përgatitur të paguajë një betejë të zgjatur në Rripin e Gazës, pasi kërkon që të shkatërrojë kapacitetet e grupit militant islamit të Hamasit.  Konflikti i vazhdueshëm ka arritur në përmasa të përgjakshme, ku vdekjet nga pala palestineze arrijnë një numër të përafërt me vdekjet që shkaktoi fushata e bombardimeve të Izraelit në vitet 2008-2009 dhe ofensiva në Gaza, e cila shkaktoi vdekjen e të paktën 1383 palestinezëve brenda 3 javëve.
Netanyahu synon që të demilitarizojë të gjithë enklavën palestineze, duke filluar me rrjetin e tuneleve që lejojnë infiltrimin e luftëtarëve të Hamasit në territorin e Izraelit. Hamasi po shkrumbohet nën këmbët e veta. Ditën e martë, një zëdhënës nga Hamasi tha se “kërcënimet nuk frikësojnë as Hamasin, as palestinezët”.  Lufta e momentit, midis forcave të armatosura izraelite, që janë superiore dhe rebelëve të Hamasit, errëson sfidat më të mëdha me të cilat përballet Izraeli dhe palestinezët, ku përfshihet pyetja kyçe sesi të arrihen të drejta të barabarta në miliona palestinezët që jetojnë të pushtuar, ndërkohë që shteti palestinez nuk po duket të krijohet. Po ashtu, ajo errëson historinë e kuriozitetit për Hamasin. Në njëfarë mase, organizata islamiste, krahu islamit i së cilës ka derdhur breshëri raketash mbi Izraelin në javët e shkuara, duhet të falenderojë shtetin hebre për ekzistencën e saj.
Hamasi u krijua në vitin 1988 në Gaza, në kohën e intifadës së parë (ngritja e palestinezëve ndaj okuptimit të Bankës Perëndimore dhe Rripit të Gazës nga Izraeli, e cila zgjati në vitet 1987-1993), një kapitull i njohur për karakterin antisemitist dhe refuzimin për të pranuar ekzistencën e shtetit izraelit. Për më tepër se një dekadë, autoritetet izraelitet e kanë mundësuar në mënyrë aktive ngritjen e kësaj organizate.
Asokohe, armiku më i madh i Izraelit ishte partia “Fatah” e Jaser Arafatit, e cila u formua në zemër të Organizatës Liberale Palestineze. Fatah ishte një sekularist i zhytur në “baltën” e lëvizjeve revolucionare guerrilase që financonin kryengritje gjetkë në botë gjatë Luftës së Ftohtë. Partia e tij ndërmori ekzekutime dhe rrëmbime dhe, megjithëse u njoh nga shtetet fqinje arabe, u quajt si organizatë terroriste nga Izraeli. Operativat e partisë në territoret e pushtuar u përballën me represion brutal në duart e sigurimit shtetëror izraelit.
Ndërkohë, aktivitetet e islamistëve të afiliuara me Vëllazërinë Myslimane të ndaluar në Egjipt lejoheshin në Gazën e hapur: ndarja radikale nga Rripi u administrua nga qeveria sekulariste-nacionaliste egjiptiane e Gamal Abdel Nasser. Egjipti e humbi kontrollin e Gazës pas luftës Arabi-Izrael të vitit 1967, gjatë së cilës Izraeli pushtoi Bankën Perëndimore. Në vitin 1966, Nasser ekzekutoi Sayyid Qutb, një nga intelektualët kryesorë të Vëllazërisë. Izraelitët i shihnin aderuesit e Qutb-it në territorin palestinez, ku përfshihej edhe sheiku Ahmed Yassin, që ishte në karrige me rrota, si një kundërpeshë e dobishme e Partisë së Arafatit.
“Kur shikoj pas në zinxhirin e ngjarjeve, mendoj se kemi bërë një gabim”, shprehet një nga zyrtarët e Izraelit që ka punuar në Gaza në vitet 1980, në një invervistë për “Wall Street Journal”. “Mirëpo, asokohe, askush nuk mendonte për rezultatet e mundshme”. Ai nënvizon llojin e asistencës që fillimisht Izraeli i dha Yassin-it, partia e të cilit, asokohe dukej si një “bashkëpunuese” dhe islamistëve të tjerë të Gazës.
Sheiku Yassin formoi grupin islamit të Mujama al-Islamiya, që u njoh zyrtarisht nga Izraeli si një grup bamirësie dhe në vitin 1979, si një shoqatë. Po ashtu, Izraeli themeloi Universitetin e Gazas, i cili tani njihet si një djepi  nxehtë i militantizmit. Universiteti ishte një nga objektivat e parë që u godit nga avionët e luftës së Izraelit në vitin 2008-2009.
Mujama e Yassin-it do të bëhej Hamasi, që, mund të interpretohet si Talibani i Izraelit: një grup islamit, paraardhësit e të cilit ishin mundur nga Perëndimi në një betejë kundër armikut majtist. Izraeli e burgosi Yassin-in në vitin 1984 me një dënim 12-vjeçar pasi zbuloi për armatimet e fshehura, por e liroi një vit më vonë. Izraelitët duhet të shqetësoheshin më tepër për armiqtë e tjerë.
Më në fund, loja ndryshoi. Pas marrëveshjes së Oslos në vitin 1993, njohja formale e PLO-së së Izraelit dhe fillimi i asaj që njohim si “procesi i paqes”, Hamasi u bë anatema e Izraelit. Hamasi refuzoi ta pranonte Izraelin ose të përdorte dhunën dhe të bëhej, ndoshta, institucioni udhëheqës i rezistencës palestineze ndaj okuptimit izraelit, që, përtej ideologjisë fetare, është arsyeja kryesore për popullaritetin e tij të vazhdueshëm te populli palestinez.
Yassin u vra gjatë një bombardimi arjror në 2004-n në Izrael. Në 2007-n, pas një fitoreje legjitime në zgjedhjet nga Hamasi, që tejkaloi Perëndimin dhe Fatah-un, grupi islamit e mori Gazën nën kontroll – një lëvizje që çoi në vendosjen e bllokadave strikte ndaj Izraelit dhe në ciklin e konfliktit, që prej asaj kohe, përsërit vetveten.
Aaron David Miller, një ekspert në Lidnjen e Mesme në Qendrën “Udrou Uillson” vëren se një marrëdhënie e çuditshme vazhdon të ekzistojë. Qeveria e Izraelit, që përbëhet nga shumë politikanë që kanë pak interes të shohin krijimin e një shteti të ndarë palestinez, jeton mes kërcënimeve për sigurinë, për shkak të raketave të hamasit. Hamasi varet, shkruan Miller, në “ideologjinë dhe strategjinë e mbështetur në konfrontim dhe rezistencë”. /Shekulli Online/

Leave a Reply

Back to top button