Horizonti.al

Si ndikon arkeologjia tek nacionalizmi i një populli

Nga Ellen C. Caldwell

Çfarë mund të na tregojnë gërmimet arkeologjike, dhe mitet e origjinës rreth kombeve-shtete? Në kapitullin “Arkeologjia dhe Nacionalizmi”, Ulrike Somer, ajo argumenton se mitet mbi të kaluarën tonë kombëtare, janë shpesh më të rëndësishme politikisht për të tashmen dhe të ardhmen.

Në një kohë kur kuptimet kolektive të së kaluarës tonë kombëtare dhe monumenteve tona kombëtare, duket të jenë në pikëpyetje jo vetëm në të gjithë SHBA-në por edhe në mbarë botën, pretendimet e Sommer janë veçanërisht të vërteta. Shpikja dhe promovimi i miteve të origjinës, përdoren shpesh në funksion të një një axhendë politike.

Në fillim të kapitullit të saj, të paraqitur në antololgjinë “Konceptete kryesore mbi arkeologjinë publike”, Sommer pohon që “arkeologjia është e lidhur ngushtë me shtetin, si në rrafshin organizativ ashtu edhe atë ideologjik”. Ajo shpjegon se si “arkeologjia u ngatërrua në rrëfimet e origjinës”, ose me fjalë të tjera, se si shtetet kombe kërkojnë prova historike dhe fizike për të zhvilluar një mit të origjinës për kombin në vetvete.

Kombet kësisoj e krahasojnë veten me njerëzit, duke krijuar lidhje njerëzore të tilla si “një pike të përbashket origjine, paraardhësit, një karakter kombëtar dhe histori dhe një territor”. Kur një grup mund të pohojë se ka jetuar në një territor të caktuar për një kohë të gjatë, ose kur një tjetër mund të thotë se paraardhësit e tyre kanë ekzistuar që nga fillimi i kohës, ekzistojnë shpesh arsye konkrete bashkëkohore për pretendime të tilla.

Siç thotë Sommer, “shumë deklarata rreth të kaluarës kombëtare, janë në fakt deklarata politike mbi të tashmen dhe të ardhmen”. Sommer argumenton se ekzistojnë tre lloje kryesore të miteve kombëtare të origjinës:legale (të drejtat e pronësisë, të drejtat e trashëgimisë, vjetërsia), kronologjike (almanakët, listat e mbretërve, listat e konsujve dhe eponimeve …) ose për argëtim (poezitë epike). Ajo citon Dhiatën e Vjetër, që sipas saj është me gjasë “miti më i njohur i origjinës”.

Përveç përdorimit të një miti të origjinës për të përcaktuar rrënjët e shtëpive stërgjyshore, Sommer vëren se pushtimi në mënyrë të veçantë mbështetet në shumicën e miteve të origjinës kulturore, që datojnë nga bota klasike përmes mesjetës. “Pushtuesit vijnë larg një atdhe mitik, shpesh largohen nga uria apo nga një armik më i fortë, dhe i nënshtrojnë vendasit, të cilët vriten ose kthehen në robër. Ky pushtim, krijon një të drejtë legale për tokën që banohet tashmë pej tyre”.

Ajo pohon se edhe disa vende pa ndonjë emigrim të regjistruar “kanë adoptuar narrativa me origjinë të huaj “për t’u lidhur më ngushtë me figura heroike dhe historike”. Për të ndërlikuar më tej konceptin e pushtimit, Sommer shpjegon gjithashtu se “një strategji tjetër, ishte të pretendonte se pushtimi ishte në të vërtetë një ri-pushtim”.

Në këtë kuptim, miti i një “ri-pushtimi” mund të na ndihmojë për të justifikuar një pushtim të sotëm, dhe vendosjen në një zonë të caktuar. Historikisht, kjo ka qenë diçka e praktikuar në mbarë botën nga forcat kolonizatore. Sommer ofron si shembuj rrënojat në Zimbabve dhe Kodrën e Madhe Kahokia buzë Lumit Misisipi në SHBA, duke vënë në dukje se këto janë historikisht “të interpretuara si vepra të një race të përparuar, të zhdukura, dhe krejtësisht të palidhur me “egërsitë e sotme”.

Në fund, Sommer pohon se arkeologjia “ka shumë për të thënë për fillimet, por jo për origjinën, kombëtare apo ndryshe”. Ajo argumenton se duke studiuar “fillimet e ndryshme, ne mund të zhvillojmë dhe forcojmë metodologjinë për të dekonstruktuar tregimet rreth origjinës”. Duke vepruar kështu, një tregim më pak i njëanshëm dhe më dekolonial, mund të bëhet më i qartë.

Burimi: daily.jstor.org

Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button