Zodiak

Si nis java juaj? HOROSKOPI I PAOLO FOX, e hënë 26 nëntor 2018

DASHI:

Nëntori ishte një muaj për t’u harruar në aspektin emocional. Duhet të thuhet se shumë prej jush kanë qenë viktima të ngatërresave të mëdha dhe kanë pyetur veten, nëse janë me të vërtetë me personin e duhur. Dita e sotme në përgjithësi është pozitive, por duhet theksuar se duhet të shmangni të menduarit për të kaluarën dhe të vrisni mendjen për gjërat si mund të ishin.

DEMI:

Do të jetë një javë tepër e veçantë kjo që po fillon. Ju jeni duke pritur ardhjen e një muaji dhjetor të padurimit të madh, i cili veçanërisht do të prekë ata që kanë një mosmarrëveshje të hapur në dashuri ose ata që presin një përgjigje dhe tani nuk duan të presin më gjatë. Ka ardhur koha për të kuptuar se si të përballeni me situata të punës. Kjo është një periudhë verifikimi: nëse nuk keni ndryshuar asgjë nga maji deri në shtator, ju do të duhet të prisni për fillimin e vitit të ri.

BINJAKET:

Në këtë ditë duhet të keni më shumë kthjelltësi në menaxhimin e parave. Mund ta nisni këtë javë me këmbën e gabuar, ose duhet të rregulloni disa hesape që jo gjithmonë ju dalin. Kujdes edhe për aspekte ligjore dhe kontraktuale që lidhen me disa nyje të pazgjidhura. Në këtë moment duhet të bëni vetëm gjërat që duhen bërë pa u munduar shumë, siç ju ndodh shpesh.

GAFORRJA:

Hëna është në shenjën tuaj të Horoskopit. Do të jetë një javë me përgjigje të mira. Kush ka të bëjë me një Gaforre, Akrep apo Peshq mund të përmbyllë një ujdi të mirë. Në dashuri dhjetori mund të jetë muaj i rëndësishëm për shumë gjëra. Kush ka nisur një histori dashurie, në dhjetor do kuptojë se është më i përfshirë. Duhet të bëjnë kujdes ata që jetojnë histori paralele, sepse situata mund t’u dalë nga duart.

LUANI:

Yjet konfirmojnë se, në këtë moment, jeni një nga shenjat më të forta dhe më emocionale. Për më tepër, kjo është gjithashtu një periudhë me energji të madhe. Edhe ata që kishin vendosur të tërhiqeshin nga beteja, që kishin menduar se është më mirë pa garë, do të kthehen të luftojnë çdo ditë. Ju duhet lufta, duhet të keni një qëllim për të arritur dhe ju duhet të jeni i pari i të gjithëve. Gara nuk është gjithmonë negative, të qenit më i fortë është e para gjë e nevojshme për të kuptuar se ku kanë ardhur të tjerët, kështu që është normale të kërkoni një krahasim. Propozimet ose rikonfirmime priten në dhjetor, që do të jetë muaj i rëndësishëm.

VIRGJERESHA:

Në këto ditë ju duhet të filloni të hapeni pak më shumë. Shumë prej jush, në mungesë të një referimi në dashuri ose kur mendojnë se janë të kënaqur me veten, mbyllin dyert para të tjerëve. Shumë mund të mendojnë se janë të vetë-mjaftueshëm, se nuk kanë nevojë për njeri, por … kjo nuk është e vërtetë! Për fat të mirë, Dhjetori sjell përsëri njerëzit dhe ndjenjat. Tani për tani, e filloni javën me humor pak të rënë.

PESHORJA:

Venusi pas disa ditësh nuk do të jetë më në shenjën tuaj, por mos qani mbi qumështin e derdhur, nuk ka pse dëshpëroheni. Në këtë rast Venusi nuk ka qenë shumë e mirë me ju dhe mund të ketë sjellë tensione nga e kaluara si dhe ndonjë iluzion. Nëntori ju ka sjellë pasiguri, ka qenë një periudhë me luhatje. Nga natyra ju jeni të prirur për qëndrueshmëri, e doni shumë familjen dhe nuk keni pendesa. Tani është momenti të gjeni më shumë qëndrueshmëri nga pikëpamja emocionale.

AKREPI:

Situata juaj astrologjike është e ndërmjetme sa i përket të hënës, që nga e marta nis rekuperimi. Prisni një javë të paqëndrueshme, duke qenë se e mërkura mund të jetë një tjetër ditë me acarim. Acarimi juaj buron nga fakti që i vini vetes objektiva, sepse këto ditë ndiheni pak më të dashuruar, apo jeni në pritje të konfirmimeve. Për ata që në këtë periudhë kanë përjetuar një krizë apo kanë vuajtur, ka ardhur momenti për të vendosur, brenda apo jashtë: nëse dikush është në anën tuaj, duhet ta tregojë deri në fund të vitit.

SHIGJETARI:

Prania e Diellit në shenjën tuaj është një garanci për sukses dhe do t’ju japë mundësinë për të parë të ardhmen në një mënyrë të ndryshme. Dhe për ju, vështrimi në të ardhmen është një çështje me rëndësi thelbësore. Ndonjëherë ju bëheni melankolikë dhe rrëmbeheni në kujtimet e së kaluarës, që shpesh lëndojnë. Venusi po fillon një transit të rëndësishëm për ju. Këshilla e yjeve është të shikoni përpara dhe të mësoni nga gabimet e së kaluarës.

BRICJAPI:

Në këtë të hënë ka pak lodhje të akumuluar. Ka shumë të ngjarë që jeni të lodhur, sepse jo të gjitha gjërat po shkojnë siç duhet. Është pak edhe faji i të tjerëve që nuk ju ndjekin siç duhet. Disa shqetësime të mbledhura do të kthehen të ndjehen në këtë fillim të komplikuar të javës. Ata që në nëntor kanë thënë jo për një dashuri, tani mund të mendohen përsëri.

UJORI:

Në këtë moment po përpiqeni të rekuperoni diçka, edhe sa u përket parave. Edhe pse yjet janë në fazë përmirësimi, ka ende negativitete që do ju shoqërojnë. Shumë shqetësime që do të shfaqen nuk do të duhet të kufizojnë dëshirën tuaj për të hyrë sërish në lojë. Duhet thënë gjithashtu se jo gjithçka që ke mbjellë në të shkuarën do të sjellë frute. Kështu që ndoshta do të duhet të braktisësh edhe disa rrugë që nuk të shpien askund.

PESHQIT:

Në këto ditë aspekti i fortë emocional do të dalë në mënyrë prepotente. Nëse në muajt e fundit një dashuri nuk ka shkuar mirë, mund të rekuperoni nga dhjetori. Duhen shënuar me të kuqe ditët e të shtunës dhe të dielës, sepse do të jenë shumë premtuese. Të martën dhe të mërkurën do të duhet të bëni kujdes, që të mos mendoni shumë për punën duke sakrifikuar kohën tuaj, që duhet t’ia dedikoni familjes apo partnerit.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button