Psikologji

Si ta harrosh një dashuri që ka qenë e rëndësishme për ty?

  1. Mirëprit çdo ndjenjë të re.

Këshilla e parë është që të jetosh të tashmen duke mos u penduar për gjërat që kanë ndodhur, apo të jesh në ankth për gjërat që do të vijnë në të ardhmen. Sipas specialistëve, duhet ta pranosh ndjesinë e trishtimit, të vuash, të qash, të jesh me këmbë në tokë dhe kjo gjë do të ndihmojë ta transformosh për mirë ndjenjën e trishtimit tënd.

  1. Mos fol keq.

Sipas psikologëve, është e rëndësishme ta pranosh ndarjen që ka ndodhur, sado e rëndë të ketë qenë ajo. Duhet të ndodhte dhe pikë. Edhe pse mund të ndihesh tmerrësht keq, kjo gjë nuk do të të sjellë asnjë përfitim. “Duke folur për ish-in tënd, ti vetëm sa do të shtosh vuajtjet dhe trishtimin që ndjen”, thotë psikiatri Mancilha.

  1. Frekuento njerëz të rinj.

Specialisti i mësipërm shpjegon se pasi ke kaluar një periudhë trishtimi nga një ndarje e rëndë, është e rëndësishme të njohësh njerëz të rinj dhe të ndihesh më i hapur ndaj marrëdhënieve të reja. Lëre shtëpinë, pranoji ftesat për të dalë, tako miq, bëj miqësi të reja dhe udhëto. “Nëse një person ndihet mirë, natyrisht do të tërheqë njerëz interesantë përreth”, shton psikiatri.

  1. Testi i pasqyrës.

Nëse imazhi i ish-it tënd është ende i ngulitur në kujtesën tënde, eksperti të sugjeron të bësh një test të thjeshtë. Imagjino sikur imazhin e tij e ke të stampuar në një pasqyrë në mur, që ndodhet larg teje. Mbylli sytë dhe mendo se do të kesh mundësinë ta godasësh atë me gurë më sa më shumë fuqi të kesh, për shkak të gjithë dhimbjes që të ka shkaktuar. Hapi sytë dhe përsërite disa herë këtë veprim. “Kjo është një strategji mendore që të lehtëson pamasë, nëse je duke vuajtur shumë”, shpjegon Mancilha.

  1. Fal.

Sipas psikiatrit, falja është thelbësore për t’u ndjerë më i lehtë nga dhimbja e ndarjes. “Disa marrëdhënie përfundojnë dhe akuzohen për dhimbjen që kanë shkaktuar. Këshilla ime është që ta përfytyroni imazhin e atij personi si një imazh që zvogëlohet deri në zhdukje në horizont. Ti je këtu tani dhe duhet të ndihesh i/e lumtur me veten tënde”, shton psikiatri në fjalë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button