Psikologji

Si ta kuptosh që po e keqtrajton veten? Si t’ia dalësh mbanë në këto situata?

Ndonjëherë e kupton se po tregohesh mjaft e ashpër me veten. Me siguri edhe e ke pyetur veten nëse ia vlen të jesh kaq e ashpër? Përgjigja është sigurisht që “Jo”. Nuk ke pse e keqtrajton veten. Duhet të kuptosh se është normale edhe të gabosh. Je njeri, nuk je perfekte dhe as nuk duhet të pretendosh të jesh e tillë. Mundet sigurisht të punosh me veten, të përmirësohesh, por duhet edhe të pranosh se kurrë nuk mund të arrihet perfeksioni. Ky përfundim është më i rëndësishmi që mund të arrihet.

Persona të tillë janë përgjithësisht ata që kanë vetëvlerësim të ulët, pasi duke pasur besim tek vetja, e kupton se mund t’ia dalësh edhe pasi ke bërë një gabim. Duke pasur vetëvlerësim të ulët, bie në depresion më lehtë dhe fillon ta keqtrajtosh veten. Arsye të tjera mund të jenë një e shkuar abuzive, prindërit kritikë, bullizmi nga të tjerët në fëmijëri, apo besimet në shoqërinë ku jeton. Mund të duket e çuditshme, por në disa kultura besohet se kritikat ndaj vetes janë motivuese të fuqishme. Rezultatet e një sjelljeje të tillë, janë problemet me ushqimin, çrregullimet e ankthit dhe dëmtimi fizik apo psikologjik i vetes. Pikërisht në këtë moment mund ta kuptosh që po e tepron dhe duhet të marrësh masa për ta ndryshuar situatën.

Si t’ia dalësh mbanë në këto raste? Ja disa këshilla:

  1. Mjaft e kritikove veten.
  2. Mjaft e ndëshkove veten për gabimet që ke bërë në të shkuarën.
  3. Përqendrohu në të tashmen dhe mjaft u shqetësove për të ardhmen.
  4. Mbështete veten në gjithçka që bën, mos e lejo vetëvlerësimin e ulët të të mposhtë.
  5. Mjaft u ndjeve fajtor/e për gjërat që nuk mundesh t’i bësh dot. Je thjesht njeri.
  6. Mos u përqendro tek dështimet, kujtoji vetes arritjet e tua.
Back to top button