Horizonti.alPsikologji

Si ta mposhtësh frikën se mos gabon?

Dështimi, gabimi, nëse njihen dhe pranohen, janë mësues të jetës që na tregojnë rrugën: na bëjnë të njohim veten dhe botën, na japin përvojën e realitetit, na bëjnë të mendojmë për zgjidhje të reja. Është ky qëndrim, jo ​​guximi i forcës dhe i kundërshtimit, që bëjnë të mposhtet frika të zhbllokohen situatat

Vetë fjala – frika – duket një pengesë. Kushdo që shqipton shprehjen: “Kam frikë” rrit, në atë moment, ndjenjën e të qenurit në një situatë pasiviteti, nënshtrimi ose bllokimi. Në fund të fundit, frika paraqet gjendjen në të cilën njerëzimi, që nga fillimi i tij, është gjendur: frika nga natyra, nga ngjarjet, nga kafshët e egra, nga fiset e armikut. Frika për të mos ia dalë. Ja pra: frika fillestare lidhet posaçërisht me mundësinë që të mos ia dalësh. Megjithatë, kjo frikë ka qenë nxitja për evolucionin e pabesueshëm të specieve njerëzore: për të mos u dorëzuar, burrat duhet të jenë vigjilentë, të hidhen me mendje dhe zemër përtej të njohurës, të krijojnë funksione, të rrisin kapacitetin e tyre intuitiv dhe të realizimit. Në praktikë, paraardhësit tanë të largët e kanë transformuar frikën në një instrument të afirmimit individual, social dhe planetar.

“Sikur të mos më shkojë mirë?”

Në qytetërimin e sotëm, sidoqoftë, kjo frikë stërgjyshore dhe “e shëndetshme” është e rrethuar nga një tjetër frikë më e fshehur, e cila përhapet dhe ndikon negativisht në jetën tonë: ajo e bërjes së gabimeve. “Po sikur të gaboj?”, pyet njeriu, a thua nuk ka mbi supet e tij një histori të jashtëzakonshme kolektive, në të cilën pikërisht gabimi ishte çelësi për t’u përshtatur dhe për të evoluar në një mjedis armiqësor. “Do të doja të lija partnerin. Unë duhet ta ndryshoj punën. Dua të zgjedh një kurs tjetër studimi. Ndiej nevojën për t’i thënë jo kësaj kërkese. Kam shtytjen që t’i them po kësaj tjetrës” Të gjitha pohime të rëndësishme, para të cilave, megjithatë, në vend të veprimit shfaqet një pyetje dridhëse: “Po sikur të gaboj?”

Fuqia e dështimeve

Antidoti ndaj këtij helmi modern vjen nga një qëndrim i lashtë: ai i rrëfimit të tregimeve dhe miteve. Tregimet e sotme duken shumë të ndryshme nga mitet e të parëve, por nuk është kështu. Ne gjithmonë kemi një hero i cili duhet të përballet me misterin e jetës dhe të transformohet, duke përmbushur forcat e natyrës që janë brenda tij dhe duke mësuar të evoluojë. Dhe ndodh, në mitet moderne, që të kenë të njëjtën mençuri të të lashtëve. Kush nuk mban mend Yodan, mjeshtrin e famshëm të Jediut, i krijuar nga drejtori George Lucas tek Luftërat Yjore, i cili i tregon nxënësit të tij Ljuk Skajuokër: “Dështimi është mësuesi më i madh në jetë”. Kjo është një frazë qendrore për fillin e rrëfimit të filmit, por është edhe për zhvillimin e jetës sonë: dështimi, gabimi, nëse njihen dhe pranohen, janë mësues të jetës që na tregojnë rrugën: na bëjnë të njohim veten dhe botën, na japin përvojën e realitetit, na bëjnë të mendojmë për zgjidhje të reja. Është ky qëndrim, jo ​​guximi i forcës dhe i kundërshtimit, që bëjnë të mposhtet frika të zhbllokohen situatat.

Zhdramatizoje gabimin

Hapi i parë, pra, është që të kthehemi dhe të shqyrtojmë gabimin jo si një përjashtim armiqësor, por si një mundësi natyrore nga e cila kemi për të mësuar. Është një çështje e braktisjes së qëndrimit që na ka çuar në kulturën e performancës, e cila është përmbledhur në rehatinë që na ka sjellë teknologjia. Një qëndrim, ndër të tjera, që na çon të mendojmë se bërja e një gabimi me siguri do të çojë në katastrofë. Kur e kundërta është e vërtetë: duke bërë të gjitha “gjërat e duhura”, përfundojmë pothuaj gjithmonë duke qenë të pakënaqur, të mbyllur në jetën e “përsosur”, që megjithatë nuk na përkasin, dhe për këtë arsye përbëjnë, këto po, një gabim të madh, nga icili është ende e mundur të mësojmë, por tashmë me më shumë vuajtje dhe përpjekje. Sepse ajo që ka rëndësi nuk është që veprimet tona janë “të drejta”, por që ato të jenë “për ne”. Hapi i dytë, pra, është që të minimizohen momentet e zgjedhjes. Moszgjedhja nga frika se mos bëjmë gabime është gabimi i vërtetë, i cili bllokon situatën specifike dhe zhvillimin e personalitetit.

Zgjedhje vendimtare

Për të mposhtur frikën e bërjes së gabimeve, pra, duhet ta ndryshojmë qasjen tonë. Para së gjithash, në shumë situata, nuk mund të mbështetemi vetëm në arsyetime logjike që lidhen me kostot dhe përfitimet, avantazhet dhe disavantazhet: duhet të rivendosim vlerën e komponentit të nuhatjes, që vjen nga pa ndjenjat, përndryshe vetëm arsyeja do të na bëjë të humbasim në një mijë mendime pa rezultat. Sepse pikërisht kjo është më e rëndësishmja: sado e rëndësishme është që të bëjmë zgjedhjet e duhura, gjëja thelbësore është “si” do t’i jetojmë dhe përballojmë, cilatdo qofshin. Do të zbulojmë se disa zgjedhje, të cilat në fillim duken të gabuara, nëse përballen me një mendje të hapur dhe kurioze dhe jo gjithnjë duke pritur më të keqen, dalin si baza për zbulime të mëdha dhe gëzime të mëdha. Ne duhet të mësojmë se si të trajtojmë gabimet si përbërës themelorë të një jete autentike dhe spontane. “Praktika sjell përsosmëri” thotë një frazë në dukje banale, por është e vërtetë, nëse jetoni me frymën e duhur. / bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button