Psikologji

Si të jeni të lumtur me 5 lëvizje

  1. Përkushtojuni rregullisht aktivitetit fizik, veçanërisht në shoqërinë e të tjerëve: është mënyra më e mirë për të kapërcyer depresionin dhe humorin e keq. Shumë studime e kanë konfirmuar: praktikimi i sporteve përmirëson shëndetin dhe vetëvlerësimin, zvogëlon ankthin dhe rrit lumturinë.
  2. Kultivoni optimizëm edhe për gjëra të vogla. Pesimistët në përgjithësi sëmuren më shumë, ndërsa optimistët janë shumë më mirë. Maksima e Uinston Churchill duhet të adoptohet: “Një pesimist sheh vështirësi në çdo mundësi, një optimist sheh mundësi në çdo vështirësi”.
  3. Kultivoni mirësi, shpresë, respekt për të tjerët, siguri në veten tuaj dhe mbi të gjitha mirënjohje. Në fund të çdo dite, mendoni jo vetëm për problemet ose telashet: mendoni për gjëra të vogla të bukura, momente të shkurtra të dritës, flluska pozitiviteti. Mos lejoni që të fundoseni pasivisht nga emocionet negative.
  4. Mos u kujdesni vetëm për veten: të bërit diçka përtej interesit tuaj personal do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Psikologu amerikan Martin Seligman ka zbuluar se njerëzit e lumtur janë ata që vlerësojnë pikat e forta dhe aftësitë e tyre duke i vënë ato në shërbim të qëllimeve jo-egoiste (solidaritet, dobi shoqërore, vullnetarizëm, etj.).
  5. Ushqeni shpirtin tuaj dhe nëse mundeni, hapeni dimensionin shpirtëror: paratë janë të rëndësishme, por mos e mbyllni veten në një këndvështrim thjesht materialist. Njerëzit që marrin pjesë në një grup fetar gëzojnë mbështetje më të madhe sociale dhe psikologjike; lutja dhe besimi gjithashtu kanë efekte pozitive mbi shpirtin dhe trupin, si dhe meditimi. Më në fund, njerëzit me një dimension të thellë shpirtëror kanë më shumë burime për të luftuar stresin dhe për t’u përballur me vështirësitë e jetës. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button