Psikologji

Si të mbroni fëmijët nga bullizmi kibernetik

Bullizmi kibernetik,ndodh në botën dixhitale dhe tashmë është kthyer në një shqetësim madhor. Një nga katër fëmijë të moshës 12 deri 17 kanë përjetuar bullizmin kibernetik në një lloj forme.

Pasojat mund të jenë serioze : fëmijët fillojnë të tërhiqen dhe mbajnë sekrete, mund të kthehen madje dhe agresivë, të depresionuar deri në pikën ku mund të dëmtojnë vetveten. Por edhe nëse fëmijët tuaj përballen me dicka të tillë, ju mund ti ofroni suport në kohën e duhur duke filluar me bisedat rreth problemit që ata kanë.

Ne dëshirojmë që prindërit të jenë në dijeni të termit bullizëm kibernetik, të arrijnë të dallojnë shenjat e para, dhe sesi ta zgjidhin këtë situatë.Edhe pse interneti është një rrjet virtual, jo të gjithë rreziqet e tij mund të menaxhohen duke përdorur një kompjuter.

Disa gjëra nuk mund të thjesht ndalohen apo bllokohen, dhe bullizmi kibernetik është një prej tyre. Gjithsesi, dhe pse ne nuk mund ti mbrojmë fëmijët gjithmonë nga ky kërcënim nuk do të thotë se nuk mund t’i ndihmojmë.Kaspersky Lab ka punuar sëbashku me psikologë të fëmijëve nga e gjithë bota për të paraqitur disa këshilla sesi mund ti ndihmoni viktimat e bullizmit online.

”Lisa Ëright , bashkëthemeluese e iniciativës anti-cyberbullying Ëebiket.com, shpjegon disa mënyra sesi të përballeni me bullizmin: ” Kujtohuni gjithmonë të vendosni besim dhe të filloni një bisedë të sinqertë me personat që janë viktimë. Në një qasje të vazhdueshme të asistimit të situatës duhet të kujdeseni gjithmonë për gjendjen emocionale të fëmijës.”

Disa këshilla se si mund të ndihmoni fëmijët tuaj:

  1. Qëndroni pranë tyre, pa paragjykime, vetëm me dashuri dhe pranueshmëri. Në këtë fazë, ata kanë nevojë të dëgjojnë se pavarësisht se cfarë kanë bërë apo thënë, ju do të jeni aty gjithmonë për ti mbështetur.
  2. Në këtë moment, gjendja emocionale e tyre është gjëja më e rëndësishme. Bëjini të kuptojnë se dhimbja e tyre në këtë situatë është e kuptueshme.
  3. Nuk është ende koha për biseda racionale. Mos sygjeroni se fëmija juaj e ka provokuar këtë gjëndje, edhe nëse është e vërtetë. Mund të krijojë një barrierë e cila do të bëjë që fëmija juaj të mos ju besojë më.
  4. Empatia është e nevojshme. Eshtë e rëndësishme që fëmijët tuaj të kuptojnë që ju ndjeni atë që shprehni. Tregojini se dhe ju keni patur situata të tilla – ndoshta jo në internet, por përballë – dhe se ka qënë goxha e vështirë. Mos sugjeroni se ju keni vuajtur më shumë ose gjetët forcën të përballonit vetëm këtë situatë. Shprehuni se në ato momente do të dëshironit patjetër të kishit dikë që të dëgjonte, kuptonte dhe të ishte me ju.
  5. Vetëm kur të keni fituar plotësisht besimin e fëmijës tuaj – dhe kjo mund të marrë shumë kohë – mund të filloni të flisni për incidentin. Mos u mundoni të parashikoni se cfarë do t’ju shprehin. Lërini ata të flasin të parët dhe t’ju shpjegojnë me fjalët e tyre. Është e rëndësishme që ata të shprehen vet për shkak të ngarkesës së lartë emocionale. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button