Histori

Si të ndërtosh një kult personaliteti

Kërkohet lidership, i mirë apo i keq. Eshtë një boshllëk që duhet mbushur… në cdo vend, në cdo kohë

Screen Shot 2015-03-19 at 22.07.02

Nëse rrethanat janë ato të duhurat, udhëheqësi i gabuar mund të marrë frenat e një kombi, duke përdorur propagandën për të ndërtuar imazhe pozitivë dhe heroikë, si dhe legjendat në favor të vetvetes.

Një Gjermania shumë krenare në një moment shumë të dobët të historisë së vet pas Luftës së Parë Botërore iu dorëzua HItlerit. Korea e Veriut, e ndodhur nën kontrollin sovjetik dhe në kërkim të një drejtimi pas Luftës së Dytë Botërore, ra nën mallkimin e Udhëheqësit të Madh, Kim Il-sung. Jo të gjithë udhëheqësit me kult personaliteti kanë qenë despotë – themeluesi i Turqisë moderne, Ataturku, nderohet në të gjithë botën – por kudo ku popujt kërkojnë udhëheqës që t’u japin shpresë, nëse ai lider ka vizionin, egon dhe më tepër se sa këto, atëherë mund të shfaqet kulti i personalitetit…

1. Karizma është shumë e rëndësishme

Vendi yt ka nevojë për ty. Megjithatë, ndërkohë që je i bindur për këtë gjë, ka ende shumë njerëz që ke nevojë t’i bindësh. Kështu që, nëse ti ke aftësinë joshëse që të lidhesh dhe angazhohesh me njerëzit përmes një personaliteti optimist dhe plot vetëbesim, atëherë je në gjysmë të rrugës. Karizma është e fuqishme, duke qenë se deklaratat e bëra me karizmë i bëjnë njerëzit që të dëshirojnë atë që duan edhe liderët.

2. Të kesh një të kaluar ushtarake

Heronjtë e luftës fitojnë menjëherë respekt. Dhe nëse ke udhëhequr më shumë se sa një fushatë fitimtare, pushtetin politik e ke shumë pranë, mjafton të zgjasësh dorën. Ndërkohë që bëmat ushtarake mund të ekzagjerohen gjithmonë me kalimin e kohës – sipas disa rrëfimeve, para Luftës së Dytë Botërore, Kim Il-sung ishte shumë pranë që i vetëm, të udhëhiqte një fitore kundër ushtrisë pushtese japoneze.

3. Zëvendëso një regjim të korruptuar

Sa më të urryer të jenë sundimtarët që përpiqesh të zëvendësosh, aq më mirë është. Nëse pjesë të mëdha të popullsisë e urrejnë regjimin ekzistues, atëherë të gjithë gjasat janë që do të të mbështesin ty në heqjen dorë nga mjetet demokratikë për të rrëzuar atë regjim dhe për t’i dëbuar nga vendi nën tytën e armëve. Ardhja në pushtet me mbështetjen e një kombi falënderues të vendos menjëherë në pozicion komandues.

4. Koha për të zgjedhur

Pasi ke marrë pushtetin, a do e përdorësh në dobi të vendit, apo për përfitime për veten tënde? Për këtë të fundit, do të keshrrethuar veten me ndjekës të devotshëm që janë të prirur të nxjerin histori që do të forconin imazhin tënd publik. Opinione të tjera për ty fillojnë të shtrydhen prej shoqërisë, me forcë nëse do të duhet. Ata që i ekspozojnë këta mesazhe shpërblehen, ata që nuk i rrëfejnë ndëshkohen.

5. Hero dhe lider

Pasi ka nisur, dhe pasi opozita është shtypur, kulti i personalitetit vetëushqehet. Masmedia ndihmon përhapjen e propagandës. Imazhet e tu shfaqen në të gjithë vendin, duke zbukuruar rrugët në cdo qoshe. Statuja të tuat ngrihen kudo. Mendimet dhe udhëzimet e tua për jetën shfaqen nëpër libra dhe fillojnë të jepen mësim në shkolla për brezat e ardhshëm.

Vdekja nuk është fundi

Zbukuruar me tituj si “Mësuesi i madh” (Enver Hoxha i Shqipërisë), “Komandant Suprem” (Mao Ceduni i Kinës) dhe “Udhëheqës i Përjetshëm” (Hafez al Assadi i Sirisë) ti dhe vendi yt bëheni të pandashëm – njëri nuk mund të imagjinohet pa tjetrin – edhe pas vdekjes. Trupi yt balsamoset dhe ruhet që të nderohet prej kombit, dhe ai ekspozohet në një mauzoleum të kushtueshëm.

ORATORIA

Zëri

Një fjalim i mbajtur me një zë komandues, autoritar, do të rrokë audiencën. Stërvitjet e zërit, që shumë prej udhëheqësve i bëjnë, mund të të ndihmojnë për ta arritur këtë.

Gjuha e trupit

Theksimi i frazave të rëndësishme me gjeste mund të ndihmojë për të bindur ata që po dëgjojnë në lidhje me pasionin dhe besimin që ti ke në ato që po thua.

Dhënia e mesazhit

Për të bindur njerëzit se mund të zgjidhësh problemet en jë vendi duhet të shesësh vizionin tënd. Retorika bindëse dhe emocionale është një përbërës kyc.

Përmbajtja vrasëse

Fjalitë apo pasazhet dramatikë kanë potencialin të bëhen ikonike. Duhet të kesh oreks për fraza të tilla – edhe nëse kjo kërkon punësimin e një ushtrie të vogël fjalimshkruesish.

Frazat përmbyllëse

Nëse flet shkurt mesazhi mund të jetë shumë i fuqishëm. Fjalimi i Lincolnit në Gettysburg, një prej fjalimeve më të mirë që janë mbajtur ndonëjherë, përmbante vetëm 272 fjalë. Duhet t’i lësh njerëzit që të kenë dëshirë për më shumë.

5 regjime ku është ndërtuar kulti i personalitetit

PERANDORIA ROMAKE

Ndoshta për shkak të sëmundjes, marrëzisë apo senatorëve që i lëpiheshin e i sugjeronin se ishte Perëndi, Perandori Kaligula nisi që të sillej si i tillë.

KINA, 1927

Si udhëheqësi komunist, Mao Cedun ashtu edhe rivali i tij Chiang kai-Shek zhvilluan kulte personaliteti, teksa luftonin për kontrollin e vendit.

GJERMANIA 1933

Fyhreri Adolf Hitler e mori pushtetin duke bindur popullsinë se ai do e rikthente Gjermaninë në lavdinë e dikurshme.

Turqi, 1934

I përshkruar si kulti i personalitetit më jetëgjatë, Mustafa Kemali u bë Ataturk (Atë i Turqve) në 1934 dhe themeloi Turqinë moderne.

KOREA E VERIUT 1948

Kontrolli që Kim Il-sung ka mbi vendin e tij ka lejuar që i biri dhe nipi i tij ta pasojnë, duke krijuar një dinasti Kim që vazhdone dhe sot.

4 Udhëheqës me kult personaliteti

NAPOLEON BONAPARTI (1769-1821, FRANCE)

Fushatat brilante ushtarake i dhanë Napoleonit mbështetje për të marrë kontrollin e Francës në grushtin e vitit 1799. Ai u vetëkurorëzua perandor në vitin 1804.

JOSEPH STALINI (1878-1953 BASHKIMI SOVJETIK)

Propaganda e medias së kontrolluar e portretizonte Stalinin si një figurë atërore dashamirëse, ndonëse të fortë. Fotografitë, statujat dhe emri i tij përmbytën gjithë vendin.

BENITO MUSSOLINI (1883-1945 ITALI)

Ducja paraqitej si një qenie pothuajse perëndi, si dhe zot i politikës përmes shtypit të kontrolluar të Partisë Fashiste.

EVA PERON (1919-1952 ARGJENTINE)

Me origjinë të varfër, “Evita”, gruaja e presidentit, u shndërrua në idhull të të varfërve të vendit. Ajo vdiq në moshën 33 vjec, por nderohet edhe sot e kësaj dite. /A.History/

e.gj./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button