Magazine

Si të “përballeni” me narcizistët në jetën tuaj

Gjithkush dëshiron të kapet pas një fituesi! Narcizistët nuk janë domosdoshmërisht njerëz të këqinj. Ata thjesht janë njerëz të lënduar. Por ata ende mund të jenë të rrezikshëm; tek e fundit ka një arsye pse Shërbimi i Parashikimit Global në “The Economist”, e liston njërin nga kandidatët e caktuar narcizistë për president të SHBA-së, si një nga kërcënimet kryesore për sigurinë globale. Si mund të reduktojmë më mirë dëmet që mund të shkaktojë një narcizist?

Screen Shot 2016-04-27 at 07.42.36

Shumica prej nesh, e njeh mitin e Narcizit dhe Jehonës. Një tip tejet simpatik injoron një vajzë të ëmbël që ka rënë në dashuri me të. Në vend të pranimit të dashurisë së saj, ai preferon ta kalojë gjithë kohën duke u parë në një rezervuar uji. Ajo vuajti shumë, derisa i mbeti vetëm zëri i saj (nga këtej rrjedh termi “jehonë”) dhe perënditë, gjithnjë e më kritike ndaj arrogancës njerëzore, e kthejnë kryeneçin në një bimë.

Disa mijëvjeçarë më vonë, termi “narcizist” përdoret ende – shpesh gabimisht – për të etiketuar dikë që është jashtëzakonisht egocentrik, mendjemadh apo vanitoz. Ndërsa këto tipare mund të jenë irrituese, ata nuk janë patologji, dhe zakonisht dëmtojnë vetëm njerëzit që i bartin. Narcisizmi i sotëm është i ndryshëm.

Ai përfshihet në mesin e një sëmundje të quajtur çrregullimi i personalitetit Cluster B. Njerëzit me çrregullimin narcizistik të personalitetit (apo NPD), kanë një perceptim të ekzagjeruar rreth vlerës të tyre – inteligjencës, tërheqjes, aftësive dhe arritjeve të tyre – gjë që sfidon realitetin dhe shpesh mund t’i bëjë që ata të sillen në mënyra, të cilat janë kundërshtim me funksionet normale shoqërore.
Tingëllon e njohur?
Ne të gjithë ndoshta njohim një apo dy narcizistë. Unë u interesova për të mësuar më shumë mbi këtë çrregullim kur dikush që e njihja – një person i përkryer dhe i përzemërt, prirja e të cilit për t’u mburrur dhe e sjellë çdo bisedë dhe përvojës rreth vetes së tij, tolerohej falë inteligjencës, bukurisë dhe ndjenjës së humorit – përdori disa sjellje të këqija ndaj një tjetër anëti të komunitetit tonë në një mjedis shumë publik.

Ai e sulmoi dhe e fyeu verbalisht ‘viktimën’ e tij të pafat përtej kufijve të arsyes njerëzore, dhe pa ndonjë provokim të dukshëm. Pas kësaj përvoje, pyeta veten: Përse dikush do ta bënte këtë? Është e lehtë ta cilësosh dikë si të urryer dhe helmatisës, dhe të zotohesh ta ashmangësh, por shmangia absolute nuk është përherë e mundur.

M’u kujtua një maksimë që e kam mësuar në shkollën e lartë: Njerëzit e lënduar, lëndojnë. Si një qen i plagosur që do ta kafshojë një dorë të zgjatet për ta ndihmuar, nganjëherë njerëzit të cilët kanë qenë të lënduar psikologjikisht, u shkaktojnë dhimbje të tjerëve, në përgjigje të traumave të tyre. Në rrjedhën e kërkimeve mbi NPD-në, kjo është ajo që kam mësuar:Nuk ka të bëjë me vetëbesimin e tepruar.

Narcisizmi është një mekanizëm kompensues për mbijetesë. Njerëzit me NPD vuajnë në fakt nga një pasiguri dërrmuese, shpesh (por jo gjithmonë) si pasojë e dëmeve të shkaktuara gjatë përvojave të hershme si abuzimi, neglizhenca, sëmundje të rënda ose dëmtimet fizike – çdo gjë që mund ta bëjë një fëmijë të ndjehet se ai ose ajo është më pak i denjë.

I gjymtuar nga mungesa e vetë-respektit, narcizisti e kompenson duke e ri-shkruar narrativën e tij ose të saj personale në një shkallë të jashtëzakonshme. Unë nuk jam dëmtuar. Unë jam vërtetë mirë. Jam i madh! Prisni – jo. Jam i përsosur! Unë jam më i mirë sesa isha më herët. Askush tjetër ndoshta s’mund të jetë aq i përsosur sa unë.

Njerëzit me sidromën NPD kanë nevojë të besojnë ato që thonë. Kur dikush apo diçka kërcënon perceptimin e tyre për veten e tyre si “të mirë”, narcizisti rrezikon të përballet në mënyrë shkatërruese me pavlefshmërisë dhe turpit që zien nën veten e tyre. Kur kjo ndodh, ata do të luftojnë sërish me çdo mjet që kanë në dispozicion, duke përfshirë tërbimin, fyerjen, dhe madje edhe dhunën. Nevoja e dëshpëruar e narcisistit për të besuar se ata janë të fuqishëm dhe të admiruar, së bashku me mungesën e ndjeshmërisë për të tjerët, i bën marrëdhëniet me ta të vështira dhe shpesh konfliktuale. E megjithatë, shumë narcizistë përfundojnë në pozitat drejtuese. Nevoja e tyre për admirim i bën ata ekspertë të manipulimit; narcizisti është mjaft i mirë në leximin e audiencës së tij, duke u thënë njerëzve atë që duan të dëgjojnë.

Dhe atmosfera e tyre e besimit mund të frymëzojë besim në të tjerët. Gjithkush dëshiron të kapet pas një fituesi! Narcizistët nuk janë domosdoshmërisht njerëz të këqinj. Ata thjesht janë njerëz të lënduar. Por ata ende mund të jenë të rrezikshëm; tek e fundit ka një arsye pse Shërbimi i Parashikimit Global në “The Economist”, e liston njërin nga kandidatët e caktuar narcizistë për president të SHBA-së, si një nga kërcënimet kryesore për sigurinë globale.

Si mund të reduktojmë më mirë dëmet që mund të shkaktojë një narcizist? Ushtroni një dhembshuri të kujdeshme ndaj tyre. Lejoni që kuptimi juaj mbi personin me NPD të plotësohet me bashkëveprimet tuaja me të. Mësoni që ai ose ajo, fjalë për fjalë, nuk mund të ndihmojnë në pasjen e avantazhit dhe bisedave dominuese. Kujtojini vetes se jeni me fat që nuk ndodheni në pozitën e tij ose të saj, dhe mos kini frikë të prekni sedrën e tij, nëse sinqerisht mundeni. (Ju jeni një kuzhinier i madh, Stefan. Do të dëshiroja që edhe unë të kisha afëtsitë tënde në zgarë.) Megjithatë, mos e lini veten të pambrojtur ndaj sulmeve potencialisht të dëmshme. Nëse jeni një lojtar i madh në tenis, mos e pranoni një lojë dyshe me një narcizist. Shmangni situatat ku prania juaj mund të mos përmbushë nevojën e narcizistit për vëmendje nga të tjerët, veçanërisht në rast se të tjerët kanë diçka për të cilën narcisist vdes dhe e dëshiron për veten e tij si ndikimi, paraja apo të qënit një njeri i famshëm. Dhe në qoftë se ndodh më e keqja, dhe në fund gjendeni në vijën e zjarrit të një narcizisti, lexoni një faqe nga libri i gazetares Megin Kelli: Thjesht largohuni prej tij./The Week – Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button