Enciklopedike

Si të përballesh me kritikat? Historia e vërtetë e një violinisti të famshëm

Mënyra se si një person reagon ndaj kritikave shpesh herë bën dallimin mes suksesit dhe dështimit. E tregon më së miri shembulli i Ole Bull, violinisti i famshëm norvegjez i shekullit që kaloi.

Babai i tij praktikues i fesë, një kimist, e dërgoi në Universitetin e Christianias që të studionte dhe e ndaloi që të luante violinën e dashur. Duke sfiduar të atin, ai ia kushtoi gjithë kohën e tij dhe energjitë violinës. Fatkeqësisht, edhe pse kishte shumë dhunti, mësuesit ishin relativisht të pazotë, kështu që kur erdhi koha të niste turin e koncerteve, ai nuk ishte gati.

Në Itali, një kritik gazete shkruajti: “Ai është muzikant i pastërvitur. Edhe nëse është diamant, me siguri është i papastruar”.

Kishte dy mënyra si të reagonte. Mund të lejonte ta bënte të zemërohej, ose mund të mësonte prej tij. Fatmirësisht zgjodhi të dytën. Shkoi në redaksi dhe kërkoi të takonte kritikun. Botuesi i habitur e prezantoi me të. Ole kaloi mbrëmjen me kritikun 70-vjeçar, e pyeti për defektet e tij, dhe i kërkoi plakut këshilla si t’i korrigjonte.

Më pas anuloi pjesën tjetër të turneut, u kthye në shtëpi dhe kaloi gjashtë muaj duke studiuar me mësues vërtetë të zotë. Praktikoi me qindra orë për të kapërcyer gabimet.

Në fund iu kthye koncerteve dhe, në moshën 26 vjeç u bë sensacioni i Evropës. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button