Psikologji

Si të përballoni kaosin e jetës, përmes 5 mësimeve budiste

Të gjithë këshillat për të përballuar kaosin janë një ftesë për t’u lidhur më shumë me veten tonë, për të kthyer vështrimin nga ajo që është më e rëndësishme dhe për të lënë mënjanë atë që nuk ka shumë vlerë. Këto mësime budiste janë një rrugëtim shumë i mirë për të rritur mirëqenien tonë dhe për të eksperimentuar shijen e ëmbël të harmonisë së brendshme

Bota nuk ka qenë kurrë një vend i qetë dhe harmonik. Çdo epokë ka pasur momentet e saj të errëta. Megjithatë, në botën bashkëkohore ekziston një kaos aq i madh sa i përket ndjenjave dhe përvojave, sa që çdo gjë, perceptohet gjithnjë si kaotike. Për të menaxhuar kaosin e jetës së përditshme, ne mund të shfrytëzojmë disa mësime budiste.

Një nga problemet kryesore të botës bashkëkohore është se shumë herë nuk ka as kohë për të menduar. Analizimi i gjërave dhe meditimi i tyre është absolutisht i domosdoshëm, megjithatë sasia dhe rrjedha e informacionit dhe aktiviteteve janë kaq të pakontrollueshme, saqë nuk kemi as kohë për t’i asimiluar ato.

Prandaj, është e nevojshme që të krijohen hapësira personale për t’i kushtuar kohë reflektimit, por mund të ndodhë që ju as e dini se ku të filloni. Këtu hyn në lojë budizmi, i cili na mëson se si të menaxhojmë kaosin. Një pikënisje e mirë, për t’u mbajtur mend. 

1. Identifikoni pasionet tuaja

Mund të duket një ekzagjerim, por jo nuk është. Ka shumë njerëz që nuk mund ta identifikojnë qartë atë që duan. Për të gjetur veten dhe për të hapur mënyra të reja pozitive në jetën tonë, është thelbësore që të paktën të jemi të vetëdijshëm për atë që ndez zemrat tona.

Një ide e mirë mund të jetë për të bërë një listë të të gjitha aktiviteteve që na pëlqejnë. Takohemi me partnerin tonë, luajmë me qenushin që sapo kemi adoptuar ose kalojmë kohë nëpër natyrë. Ideale është të hartojmë një listë të gjatë të gjërave që dëshirojmë dhe që me siguri kemi harruar, për shkak se na ka rrëmbyer rutina jonë.

2. Qëndroni aktivë

Ashtu sikurse është i rëndësishëm një moment qetësie dhe reflektimi, duhet të ekzistojnë edhe momentet e aktivitetit. Në këtë rast nuk është çështje e aktivitetit frenetik të çdo dite, por të lëvizim çdo pjesë të trupit tonë, të nxitur nga dashuria për veten.

Një nga këshillat e budizmit për të menaxhuar kaosin është të kryejmë aktivitet fizik të rregullt. Kaloni kohë me trupin tuaj, për qëllimin e vetëm që ta mbani atë të shëndetshëm dhe ta mbani në lëvizje. Shumica e mirëqenies emocionale varet vërtet nga kjo. Një trup i shëndetshëm ndihmon gjithashtu që mendja të jetë e shëndetshme dhe anasjelltas.

3. Flisni më pak dhe komunikoni më shumë

Një pjesë e çrregullimit të botës moderne qëndron në faktin se ne flasim shumë për hiçgjënë dhe komunikojmë, megjithatë, shumë pak. Në një ditë ka shumë ndërveprime krejtësisht të parëndësishme dhe të padobishme. Duket sikur ekziston një ligj që na detyron të mbajmë kontakt me të gjithë 24 orë në ditë, me këdo pra, dhe pa ndonjë qëllim të veçantë.

Këto ndërveprime vetëm sa na heqin energjinë. Na shterojnë dhe në këmbim na japin shumë pak. Në këtë drejtim, një nga mësimet budiste për të menaxhuar kaosin është të flisni më pak dhe të komunikoni më shumë. Jepni peshën e duhur komunikimit, sepse fjala e ushqen ose, e kundërta, e dobëson mendjen. Për këtë arsye, ne duhet t’i kushtojmë vëmendje mënyrës se si e trajtojmë atë.

4. Eksploroni kreativitetin

Kreativiteti është një forcë që na rinovon dhe na shtyn për të parë realitetin nga një tjetër perspektivë. Na nxit të shprehim veten, të mendojmë; përveç kësaj, ai zgjon tek ne shpirtin krijues. Ai gjeneron një formë të veçantë lumturie, sepse na lejon të fusim në lojë shumë aspekte që na karakterizojnë.

Arti, aktivitetet me duar dhe lojërat janë rrugët kryesore për të eksploruar anën tonë krijuese. Ne hyjmë në këto territore për të investiguar, jo për të konkurruar apo demonstruar diçka. Ata janë aktivitete të lira, të cilat janë të vërteta vetëm kur na pëlqejnë dhe me të vërtetë na motivojnë. Ata përfaqësojnë një strehë nga kaosi i botës bashkëkohore.

5. Ruajtja e origjinalitetit

Ne shpesh harxhojmë kohë dhe shumë energji për të ndërtuar ose për të ruajtur paraqitjen. Pa e kuptuar, mund të jemi shumë të varur nga mendimi i të tjerëve. Ky lloj presioni është mbytës. Duke punuar në një mënyrë për të shpëtuar nga këto gjendje që nuk bëjnë asgjë, përveçse shtojnë presionin mbi ne dhe na lodhin.

Kur ne jemi në gjendje të jemi njerëz të vërtetë, origjinalë, ne ndjehemi të lirë nga një barrë e madhe mbi shpatullat tona. Dhe kjo sepse ne nuk do të duhet të përpiqemi më shumë për të ruajtur një imazh joreal të vetes. Vetë fakti i vënies së vetes në provë, sjell paqe dhe qetësi. Në këtë gjendje ne mund ta menaxhojmë kaosin me më shumë mundësi për të pasur më të mirën.

Të gjithë këshillat për të përballuar kaosin janë një ftesë për t’u lidhur më shumë me veten tonë, për të kthyer vështrimin nga ajo që është më e rëndësishme dhe për të lënë mënjanë atë që nuk ka shumë vlerë. Këto mësime budiste janë një rrugëtim shumë i mirë për të rritur mirëqenien tonë dhe për të eksperimentuar shijen e ëmbël të harmonisë së brendshme. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button