Analiza

Si t’i jepet fund luftës së re 30-vjeçare në Lindjen e Mesme

 

Ja pse historia e vërtetë e Paqes së Vestfalisë në Evropën e shekullit të XVII-të, ofron një model për sjelljen e stabilitetit në rajonin e trazuar

30

Nga Brendan Simms, Michael Axworthy dhe Patrick Milton

Një njeri varet me kokë poshtë mbi një zjarr. Të tjerët goditen për vdekje apo torturohen me thikë; gratë ofrojnë trupin për të shpëtuar jetën e tyre ose përpiqen të arratisen. Në vende të tjera, ato sulmohen dhe dhunohen. Në një tjetër imazh, degët e një pemë janë të rënduara për shkak të trupave të varur në to, dhe një simbol fetar i ofrohet viktimës si gjëja e fundit që ai do të shohë në këtë botë. Xhelati i përshkruan njerëzit e varur si “fruta të palumtura”.

Kjo mund të jetë Siria e sotme, por qe ndërkaq edhe Evropa në mesin e shekullit të XVII-të, në kulmin e Luftës Tridhjetëvjeçare. Artisti që i regjistroi këto tmerre ishte Zhak Kalo, që pa ushtrinë franceze të pushtojë Lorenën në vitin 1633. Lufta Tridhjetëvjeçare, brenda të cilit pushtimi i Lorenës ishte vetëm një episod i shkurtër, është cituar si një paralele në diskutimet e reja mbi Lindjen e Mesme, nga një varg të ekspertësh të politikës së jashtme, duke përfshirë edhe Henri Kisingerin…

[real3dflipbook id=”933″]

Leave a Reply

Back to top button