ZZZFun

Si u dukesh të tjerëve? Imazhi që zgjidhni zbulon karakterin tuaj

  1. Qyteti me mjegull dhe fshat

Nëse ky version ju goditi më së shumti ju jeni emocionalë dhe të pasigurt. I jepni një peshë të madhe ndjenjave tuaja dhe përjetoni ulje-ngritje të forta. Edhe në marrëdhëniet personale jeni të luhatur, ndonjëherë i ndalni komunikimet papritmas dhe të tjerët e kanë të vështirë të ecin përpara me ju.

Mundohuni të mos mërziteni nga emocionet dhe të vlerësoni situatat në mënyrë racionale dhe njerëzit do t’ju konsiderojnë më të besueshëm.

  1. Qyteti me perëndimin e diellit dhe rrugën me baltë

Nëse keni zgjedhur imazhin e dytë, jeni shumë të mençur dhe të zhytur në mendime. Arsyetoni gjithmonë shumë kohë përpara se të veproni por kur niseni, nuk ka asgjë që mund t’ju ndalojë. Ju nuk keni frikë nga pengesat dhe jeni optimistë. Të tjerët ju shohin si një mik, të shoqërueshëm e të sinqertë, mbase ndonjëherë ju duhet të çliroheni pak më shumë me ata njerëz që i keni më të afërt.

  1. Qyteti me pamje panoramike

Nëse keni zgjedhur imazhin e tretë ju jeni një person i fortë dhe të gjithë ju shohin si udhëheqës.

Merrni në dorë situatat e vështira dhe gjithnjë arrini t’i jepni siguri atyre që ju rrethojnë.

Por nuk jeni në gjendje të shprehni ndjenjat tuaja dhe jeni introvertë. Kjo është arsyeja pse “pushtimi” i vetvetes është pak a shumë si “pushtimi” i një maje mali: i vështirë por me një pamje mahnitëse. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button