Ekonomi

Si u shndërrua Euro, në një armë të shkatërrimit në masë

Screen Shot 2015-07-03 at 09.52.00

Nga Catherine Rampell

Njëherë e një kohë, Evropa kishte një ëndërr. Ajo do të lidhte fqinjët me njëri-tjetrin, nën një sistem  të përbashkët ekonomik, duke i dhënë fund traditës të gjatë shekullore të shteteve që e patën shkatërruan njëri-tjetrin me bomba dhe bajoneta, topa dhe harqe, mitrolozë dhe gaz mustardë.

Por në vend të tyre, vendet i dhanë vetes një armë të re për të përdorur kundër njëri-tjetrit: borxhin.

Ky eksperiment fisnik ekonomik evropian, dukej se kishte të ardhme. Teoria e “paqes kapitaliste” – e cila mund të gjendet të paktën që në kohën e Kantit dhe Monteskjesë – pohon se tregtia është një profilaktik ndaj luftës. Tregtia mundet t’i bëjë me humanë barbarët përtej kufirit, dhe më e rëndësishmja, duke marrë një pjesë të konsiderueshme të presë së tyre më lehtë dhe në një mënyrë më pak të rrezikshme.

Atëherë çfarë mënyre më e mirë ekziston, për arritjen e një paqe të vazhdueshme sesa të vajisësh rrotat e tregtisë midis Gjermanisë, Francës, Greqisë dhe më shumë se një duzinë ekonomish të tjera, pasi janë mbushur një herë plot me armiqësi?

Futja e Euros

Krijimi i një monedhë të përbashkët, ishte menduar të lehtësonte rrjedhën ndërkufitare të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, dhe për pasojë edhe të bonove të vendeve të ndryshme, përmes përfitimeve reciproke nga tregtia. Por, për fat të keq, një gjimnastikë e tillë numizmatike kishte pak kuptim, duke patur parasysh peizazhin e ndarë kulturor dhe rregullator të Evropës.

Milton Fridman, në mesin e Kasandrave të tjera, shpjegoi gati dy dekada më parë në një ese, kushtet e mira (Shtetet e Bashkuara) dhe më të këqija (Evropë), nën të cilat duhej krijuar një bashkim monetar. Në Evropë, ku vendet janë të ndara nga gjuha, zakonet, regjimet rregullatore dhe politikat fiskale, një monedhë e përbashkët në mënyrë të pashmangshme do të provohet të jetë katastrofike, shkroi ai. 

Goditjet që merr një vend, do të shpërndahen vetë në të gjithë kontinentin, nëse vendet individuale nuk do të mundin të rregullojnë me lehtësi çmimet me normat e tyre të këmbimit. Në vend të promovimit të unitetit politik, argumentoi Friedman, “futja e euros do të ketë efektin e  kundërt.

“Ajo do të përkeqësojë tensionet politike, përmes konvertimit të goditjeve divergjente që mund të akomodohen lehtë nga ndryshime në kursin e këmbimit, në çështje përçarëse politike”.

Parashikimet e Fridman duken parashikuese tani, ndonëse jo në fillim. Kur Greqia miratoi futjen e euros në vitin 2001, ajo përfitoi jashtëzakonisht shumë, duke qenë papritmas në gjendje të marrë hua shumë më tepër, sesa duhet të ishte lejuar ndonjëherë për të. Por epoka e egër e huamarrjes me tepri, e la atë të varfër kur kreditë dhe kërkesa u thanë gjatë krizës financiare.

Falë monedhës së përbashkët, Greqia nuk kishte më mjetet – zhvlerësimin e monedhës – për të reduktuar koston e borxheve dhe eksporteve të saj, dhe duke i hapur kësisoj rrugën një recesioni të thellë ekonomik. Në anën tjetër, anëtarët e tjerë të euro-zonës- veçanërisht Gjermania, efektivisht patriarku e BE- këmbënguli në mbajtjen e një inflacioni të ulët në gjirin e eurozonës, çka ishte pikërisht e kundërta e asaj që Greqia kishte nevojë.

Për më tepër, anëtarët e tjerë të eurozonës këmbëngulën që Greqisë t’i vendoseshin masa të ashpra shtrënguese në këmbim të kreditimit emergjent, të nevojshëm për të shmangur rënien në depresion.

Kjo kërkesë, u bë në frymën e dashurisë të rreptë ndërmjet anëtarëve të familjes evropiane, por pati si efekt shtyrjen e Greqisë drejt falimentit dhe recesionit, thjesht dhe vetëm nga një rrugë tjetër. Sikurse e kishte parashikuar Fridman, përpjekjet e Evropës për të arritur një harmoni politike të tipit dashuri-detyrë, përmes unitet ekonomik nuk çuan asgjëkundi. Gjatë viteve të fundit, sipas sondazheve të Komisionit Evropian “Eurobarometri”, evropianët, dhe në veçanti ata në vendet e trazuara në periferi të Bashkimit Europian, thonë se ndihen më pak “të ngjitur” me Evropën sesa më parë (67 përqind në vitin 2007 përkundrejt 56 përqind vjeshtën e vitit të kaluar). Dhe kush mund t’i fajësojë ata?

Kontinenti mund të ketë parë shumë pak në rrugën e konfliktit të dhunshëm, që prej futjes së monedhës të përbashkët, por historia e pakënaqësive të përbashkëta të vendeve evropiane, duket se është sublimuar në politika ndëshkuese ekonomike, të cilat kanë shkaktuar thjesht një formë të ndryshme vuajtjesh.

Në sajë të masave shtrënguese të imponuara nga kreditorët, një e katërta e punonjësve në Greqi s’mund të gjejnë punë; ekonomia është rrudhur me 25 përqind që nga viti 2010; dhe vendi nuk është aspak më në gjendje për të paguar borxhet e tij. Pikat mbi “i” filluan që të vihen ditët e fundit, me futjen e kontrolleve të kapitalit, një “referendum” vetë-sabotues dhe një deklaratë se vendi nuk do të mund të paguante dot 1.6 miliardë euro që i detyrohej Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Një falimentim i ri tani ose borxhe të teja disa javë më parë, janë dy skenare të pashmangshem. Syriza, partia e ekstremit të majtë që tani udhëheq vendin, u zgjodh në krye te qeverisë dimrin e kaluar, pasi u ankua se kreditorët e vendit po i tundnin borxhet greke, si një topuz për t’i vjedhur shtetit helenik sovranitetin.

Tashmë, udhëheqja greke mundet thjesht të dojë të provojë se edhe ajo mund ta përdorë me shkathtësi këtë armë të shkatërrimit ekonomik ekonomik në masë– këtë herë, duke hedhur në erë eurozonën.

“The Washington Post” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button