Analiza

Si u trondit bota prej ISIS-it

Screen Shot 2015-04-28 at 22.41.53

Nga Fareed Zakaria*

Eshtë e lehtë të të mbërthejë ankthi, prej rrezikut që paraqet Shteti Islamik në Irak dhe Siri. Në fund të fundit, kjo është një organizatë brutale që jo vetëm vret, por edhe që argëtohet duke e bërë këtë, në mënyra të tilla që trondisin botën – që nga prerjet e kokave të gazetarëve, dek djegia për së gjalli e një piloti jordanez. Lëvizje të tilla janë pjesë e propagandës së këtij grupi të errët, si dhe përpjekjeve të tij të qëllimshme për të manipuluar informacionin.

Atëherë, çfarë mundemi dhe duhet të bëjmë ne për këtë organizatë?
Ndonëse është shumë e rëndësishme të fillojmë nga supozimi se ISIS po përpiqet vërtetë të na frikësojë dhe të na trondisë, unë kam nxjerrë disa mësime duke folur me njerëzit që kanë udhëtuar në brendësi të mendjeve të ISIS-it.

Së pari, është e qartë që ISIS ka lidhje me fenë – dhe versionin e vet radikal të Islamit – por ka lidhje edhe me pushtetin.
Ka gjithnjë e më shumë prova se shtylla kurrizore ushtarake e ISIS është e përbërë jo nga një grup fanatikësh islamikë, por nga oficerë të rangjeve të lartë të ushtrisë së Sadam Huseinit – baathistë që kanë qenë, të

paktën gjoja laikë. Një raport i detajuar i ISIS, ku ofrohej me detaje struktura organizative e ISIS u botua javën që kaloi në të përjavshmen gjermane Der Spiegel (ribotuar në shqip nga bota.al e gjeni KETU). Ai raport përshkruan një grup që e përdor ideologjinë fetare, si një filozofi rekrutuese dhe qeverisëse, pak a shumë si komunizmi. Por nën të, po ashtu si komunizmi, është thjeshtë dëshira për kontroll, një etje për pushtet.

ISIS paraqitet si një organizatë globale, por ka lulëzuar për shkak të një kauze që është lokale. Grupi ka fituar territor, para dhe rekrutë pikësëpari për shkak të zemërimit dhe rebelimit të sunitëve në Irak dhe Siri, të

cilët besojnë se duhet të luftojnë kundër shiitëve, për të siguruar mbijetesën dhe forcën e tyre.
Realiteti është që kauza e sunitëve do të zgjasë ca kohë. SHBA ka qenë e suksesshme në betejat e saj taktike kundër ISIS dhe ia ka dalë ta sprapsë grupin, nga shumë prej territoreve që ky kishte pushtuar në Irak. Por sunitët e rajonit do të mbeten të rebeluar dhe zonat e dominuara nga sunitët do të mbeten të zhytura në trazira – dhe ISIS do të jetë në gjendje të kapitalizojë në mesin e gjithë këtij kaosi.

Në terma kohëgjatë, ISIS mund të zbulojë se armiku i tij më i madh fshihet mu brenda të ashtuquajturit Kalifat.

Ata raporte të paktë që vijnë nga zonat e kontrolluara prej ISIS-t sugjerojnë që, dhe kjo nuk është për t’u habitur, njerëzve nuk u pëlqen të jetojnë nën një diktaturë brutale teokratike. Ata jetojnë në frikë. Edhe ata që e zgjedhin si një alternativë ndaj sundimit të shiitëve po bëhen gjithnjë e më të pakënaqur. Në këtë drejtim, ISIS është ashtu si grupe të tjerë radikalë islamikë, si talebanët – ata kanë një joshje prej abstraktes, por kur fillojnë të qeverisin në mënyrat e tyre barbare, mesjetare, joshja zhduket dhe kështu nis të ndërtohet pakënaqësia. Rezultati është represioni që sa vjen e rritet. Mos harroni, askush nuk ka votuar ndonjëherë për të hipur ISIS-in në

pushtet. Grupi thjeshtë vret për të marrë kontrollin.
Sigurisht, pyetja e madhe ka qenë dhe është: A përbën ISIS-i rrezik për perëndimin? Udhëheqësit e grupit deklarojnë që po. Por ambiciet e tyre duket se janë kryesisht të përqëndruara tek armiqtë e tyre arabë, në ndërtimin e një kalifati në Irak dhe në Siri. Ata kuptojnë, sigurisht, se që të jesh Grupi Terrorist Nr.1 duhet të luftosh një vend që është Fuqia Botërore Nr. 1 – pra Shtetet e Bashkuara. Me këtë në mendje, ata e kërkojnë një konfrontim të tillë dhe shpresojnë se SHBA do të vijë në Lindjen e Mesme dhe do të luftojë sipas kushteve të tyre, në terrenin e tyre. Gjithësesi, ndërkohë

që janë oportunistë, dhe kërkojnë e shpresojnë që ndjekësit e tyre do të veprojnë në Amerikë, fokusi i tyre parësor nuk është të vijnë këtu – ata duan që amerikanët të shkojnë atje.

Megjithatë, sido që ta përcaktosh nivelin e rrezikut që paraqet ISIS, grupi e ka ndryshuar natyrën e terrorit. Udhëheqësit e ISIS-it e kanë pranuar se, mbi të gjitha, ata janë një makineri mesazhi, që nga ana e saj shndërrohet në një makineri rekrutimi.

Kjo do të thotë se gjëja më e rëndësishmë nuk është se cfarë ndodh në terren, por në valët dhe në bit-et e informacionit në internet. Dhe ISIS është më mirë se kushdo para tyre, për arsye se, ndonëse filmimet që

nxjerrin janë të tmerrshëm, ata gjithësesi funksionojnë në internet. Tronditja që prodhojnë i bën të përhapen me shpejtësi, e si pasojë të shihen nga dhjetëra miliona vetë. Kjo garanton që videot të tërheqin ata të rinj që kërkojnë hakmarrje, lavdi dhe gjakderdhje.

Fatkeqësisht, sa kohë që këta myslimanë të rinj, të shpërndarë nëpër gjithë globin, tërhiqen prej ISIS dhe i bashkohen kauzës së tij, grupi përbën për botën një rrezik që është e pamundur ta vlerësosh plotësisht, për arsye se ai rritet muaj pas muaji.

– Ky është një version i përshtatur i emisionit “Me sytë lidhur: Si e tronditi ISIS

botën”, drejtuar nga Fareed Zakaria dhe transmetuar në CNN

Leave a Reply

Back to top button