Horizonti.al

Si zhvillohej tregtia në Rrugën e Mëndafshit?

Screen Shot 2015-12-15 at 21.05.42

Rruga e Mëndafshtë e mori këtë emër, për arsye se mëndafshi ishte një prej mallrave kryesore që tregtohej përgjatë saj. Kinezët kishin mësuar si të manifakturonin këtë material luksoz nga krimbat e mëndafshit, ndoshta që në mijëvjecarin e tretë para Krishtit, dhe për një kohë të gjata, ata ishin të vetmit që mund ta prodhonin.

Ai vlerësohej shumë prej qytetërimeve të tjerë – sidomos në Romën e Lashtë – dhe kështu u bë një prej eksporteve kryesore të Kinës, si dhe monedha me të cilën ata shpesh herë paguanin mallrat që blinin. Megjithatë, emri është pakëz ngatërrues, për arsye se mëndafshi ishte vetëm një prej mallrave të ndryshme që shiteshin në këtë rrjet, që përfshinin edhe tekstike, metale të cmuar, erëza dhe gëzofë.

Rruga e mëndafshit ishte e gjatë 4000 milje dhe shumë pak njerëz e përshkonin të vetëm të gjithë gjatësinë e saj. Përgjithësisht, mallrat mbarteshin nga një numër tregtarësh të ndryshëm, duke u shkëmbyer disa herë përgjatë rrugës. Vetë tregtarët udhëtonin në grupe – ndonjëherë prej qindra njerëzish – që udhëtonin me gamilje apo kuaj, e herë pas here, edhe në këmbë. Disa mallra transportoheshin edhe përmes detit, me zhvillimin e rrugëve detare të mëndafshit./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button