Analiza

Siguria, politika, Islami: Si reagojnë francezët pas atentateve?

Nga Jean-Baptiste de Montvalon

Cécile Chambraud

Fr

Si i përjetuan francezët atentatet e janarit dhe mobilizimin qytetar që i pasoi? Kjo ngjarje, a e ka ndryshuar shikimin tonë për Islamin dhe shoqërinë tonë në përgjithësi? Cilat masat duhet të merren për të luftuar kundra ekstremizmit feta?

Lidhur me këto pyetje, një sondazh i Ipsos/Sopra-Steria për gazetën Le Monde dhe Radio Europa 1, u realizua me 1 003 persona, të cilët u pyetën nëpërmjet internetit më 21 dhe 22 janar; dy javë pas fillimit të vrasjeve dhe dhjetë ditë pas marshimit republikan. Ja disa nga mësimet kryesore të këtij sondazhi.

“Luftë”, apo jo luftë: Francezët të ndarë

Një shumicë e vogël e francezëve (53%) vlerësojnë se “Po, bëhet fjalë me të vërtetë për një luftë”. 47 % gjykojnë të kundërtën, se ky term është “i ekzagjeruar”. 84 % e atyre që pohojnë se vendi është në luftë mendojnë se ajo është drejtuar kundër “vetëm terrorizmit xhihadist”; 16 % kundër “islamit në përrgjithësi” (6 % e simpatizantëve të PS, 16 % të UMP dhe 42 % të Frontit Kombëtar (FN).

Rreth dy të tretat (63 %) e tyre pohojnë se Franca është në luftë dhe janë të mendimit se “do të fitojmë”, 36 % janë të një mendimi të kundërt.

Islami është më “i pajtueshëm” me shoqërinë franceze, se sa më parë

Atentatet e kryera nga vëllezërit Kouachi dhe Amedy Coulibaly nuk e kanë tërhequr nga shoqëria franceze pranimin në rritje të Islamit. Sigurisht një shumicë e vogël (51 %) e personave të pyetur mendojnë se besimi mysliman  “nuk është i pajtueshëm me vlerat e shoqërisë franceze”. Por rezultati ishte 12 pikë më pak se në janar të vitit 2014 dhe 23 pikë më pak se sa në janar të vitit 2013. Personat që gjykonin islamin “të pajtueshëm” me këto vlera ishin 47 %, kundrejt 37 % para një viti dhe 26 % para dy vjetëve. Diferenca është e rëndësishme me besimin fetar katolik, i gjykuar “i pajtueshëm” nga 93 %, dhe judaizmin (81 %).

Toleranca e femrave vis-à-vis islamit (50,3 %) ishte më e lartë se sa e burrave (43,5 %).

Pranimi i islamit është shumë i varur nga orientimi politik. Nga 66 % e simpatizantëve të majtë e gjykojnë këtë besim “të pajtueshëm me vlerat e shoqërisë franceze”, vetëm 39 % janë të UMP dhe 12 % të Frontit kombëtar (FN).

Një besim fetar “po aq paqësor sa besimet e tjera”

66 % e personave të pyetur (81 % simpatizantë të së majtës, 53 % të UMP, 39 % simpatizantë të FN) gjykojnë se Islami është “një besim fetar po aq paqësor sa dhe besimet e tjera”, dhe se “xhihadizmi është një perversion i tij”. Nga ana tjetër, 33 % ishin të mendimit se “edhe nëse nuk bëhet fjalë për mesazhin e tij kryesor, Islami mbart megjithatë në vetvehte mikrobet e dhunës dhe të intolerancës”.

Në sondazh u intervistuan dhe drejtuesit e Islamit në Francë: 65 % e personave të pyetur ishin “të bindur” në dënimin e atentateve. Një shumicë e francezëve (58 %) gjykojnë se ka  “arsye t’i kërkohet atyre të dënojnë këto sulme, pasi vetëm kështu do të evitohet amalgami midis myslimanëve në përgjithësi dhe ekstremistëve xhihadistë në veçanti”. 35 % kanë frikë megjithatë se “duke insistuar shumë rrezikohet të krijohet një shqetësim në gjirin e komunitetit mysliman, i cili do të ndihet gjithnjë e më tepër i stigmatizuar”.

Të rritet angazhimi ushtarak i Francës jashtë vendit

Atentatet e kryera në rajonin parizien i bënë francezët që të aprovonin angazhimin ushtarak të vendit të tyre kundra xhihadizmit. “Në vëndet ku Franca është tashmë e pranishme me forca ushtarake (Mali, Siri, Irak…)”, 50 % e personave të pyetur ishin të mendimit se ajo duhet “të rrisë” angazhimin e saj, 40 % ta mbajë në nivelin aktual dhe vetëm 9 % dëshirojnë që ajo ta pakësojë.

Lidhur me Sirinë, 65 % e personave ishin në favor që Franca  “të ndërhyjë në mënyrë më të të drejtpërdrejtë në kuadrin e një koalicioni ndërkombëtar kundër xhihadizmit islamik”, ndërsa 34 % ishin të një mendimi të kundërt.

Kundër ekstremizmit fetar: në dëm të lirisë

Në debatin e përjetshëm midis partizanëve të sigurisë dhe mbrojtjes së lirive, peshorja anon qartazi në favor të të parëve. Në vijim të atentateve, një shumicë e madhe e francezëve ishte në favor të zbatimit të masave të ndryshme që iu sugjeruan atyre  “për të luftuar kundër ekstremizmit fetar”, duke përfshirë edhe ata që shkelin qartazi liritë individuale. Pyetjes “a mundet të bësh përgjime telefonike pa marrëveshje paraprake të një gjykatësi”?, 71 % e personave të pyetur ishin në favor. “A mund të bëhet kontroll në banesat pa pëlqim paraprak të një gjykatësi”?, 67 % e personave e aprovonin.

Qëndrimi i qeverisë përshëndetet nga të intervistuarit

Francezët kanë vlerësuar qëndrimin e mbajtur nga qeveria gjatë kësaj kohe. Kryeministri Manuel Valls del i pari në një listë të nëntë personaliteteve politike: 86 % të personave të pyetur (94 % e simpatizantëve të PS, 91 % e atyre të UMP) vlerësojnë se ai “ka mbajtur qëndrimin që duhej gjatë këtyre ngjarjeve”.

Presidenti i Republikës Holand (83 %), ministri i brendshëm Bernard Cazeneuve (81 %) dhe ministrja e drejtësisë, Christiane Taubira vetëm 50 %.

Marine Le Pen nuk e kanë mbështetur as anëtarët e saj

Nga sondazhi i bërë, 69 % e personave të pyetur nuk e aprovonin qëndrimin e Marine Le Pen, duke kujtuar se ajo “nuk mori pjesë në manifestimin kombëtar të datës 10 dhe 11 janar”.

Kryetarja e Frontit Kombëtar shkoi në Beaucaire (Gard), qytet i Frontit Kombëtar që drejtohet nga Julien Sanchez, për të nderuar viktimat e atentateve, vizitë e cila u kthye në një miting politik.

Francezët të ndarë për publikimin në shtyp të karikaturave satirike dhe tallëse me besimin fetar

Vetëm 9 % e personave të pyetur u shprehën kundër “publikimit në shtyp të karikaturave satirike dhe tallëse me besimet fetare”. Ky opsion iishte i veçuar gjatë intervistës pasi debati është i hapur, secili i jep me mënyrën e tij bindjet personale dhe lirinë e të shprehurit. 53 % e të intervistuarve (65 % e simpatizantëve të majtë) ishin të opinionit: “Ju aprovoni publikimin e këtyre karikaturave, sepse është normale që në demokraci mund të thuash çfarë dëshiron”. 38 % (45 % e simpatizantëve të UMP-së) i qëndronin më tepër këtij formulimi: “Jju nuk e aprovoni nga një pikëpamje personale këtë tip karikature, por ju konsideroni megjithatë që është e nevojshme që në demokraci mund të thuash dhe të publikosh atë që mendon”.

“Përfundimisht pas sulmeve terroriste dhe mobilizimit të 11 janarit”, 93 % gjykojnë që ata “janë të gatshëm të mobilizohen në mënyrë masive kur vlerat e vendit janë kërcënuar”.

89 % e të intervistuarve “ishin më të lidhur me vendin e tyre se sa mendohej”, 81 % “ishin më të bashkuar se sa mendohej”, 67 % ishin të mendimit se vendi i tyre “duhet më tepër jashtë shtetit dhe se mund të jenë më të sigurt se më parë, kur mendohet për të ardhmen e vendit dhe shoqërisë tyre”. /Le Monde/

s.m./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button