Enciklopedike

Sikur … paratë të zhdukeshin

Kush e ka thënë se paratë janë shkaku i të gjitha të këqijave? Po të mos ishin fare, jeta e përditshme do të ishte shumë më shumë e keqe

Screen Shot 2015-04-10 at 22.01.36

Monedhat e kartëmonedhat janë duke u zhdukur nga xhepat tanë, të zëvendësuara nga karta krediti e sisteme automatike pagimi. Por paraja, në formë abstrakte, do të vazhdonte të ekzistonte, me të gjithë pikat e forta e difektet e veta: nuk do të dinim të bënim pa to. Nëse zhdukej do të ishte shumë më keq.

KTHIM NË ORIGJINË. Më shumë për të filluar, do të zhdukej pothuaj e tërë tregtia. Pa monedha e kartëmonedha, në fakt, nuk do të mbetej veç shkëmbimi: dyqanet nuk do të kishin më arsye të ishin e të gjithë do të dëshironin produkte elemetare të nevojës së parë si rroba, pije, ushqim e ilaçe, ndërkohë që do të bëhej shumë më shumë i ngatërruar shkëmbimi i produkteve të specializuara, si makinat industriale dhe pjesët e këmbimit të makinës. Shkëmbimi, në fakt, bazohet në shkëmbimin e mallit me një përkim interesi. E ky përkim, shpesh nuk është i thjeshtë për t’u realizuar: një siçilian prodhues vaji që dëshiron të blejë shishen e vet Barolo, e preferuara e tij, për shembull, në mungesë të dyqaneve, duhet të shkojë deri në Piemonte për të gjetur prodhuesin… për të zbuluar ndoshta më pas, sapo ka arritur në vend, që prodhuesi i verës nuk është i interesuar për këmbimin me vaj. 

ASNJË BANKË. Për shkak të rrënimit të tregëtisë, por edhe sepse nuk do të mund të paguante më vartësit e vet, industritë do të mbylleshin, e do të zhdukeshin nga qarkullimi të gjitha objektet komplekse, duke filluar nga kompjuteri, televizioni e celulari. Nuk do të kishte më hapësirë për profesionet e specializuara, sepse në një botë të atij lloji do të ishte e kotë të kishte inxhinjerë elektronikë e inxhinierë të zërit. Bankat nuk do të kishin më kuptim, e me ato do të shkriheshin kursimet: ekonomia botërore do të përfshihej nga kolapsi, e papritur bota do të zbulonte se ishte tepër e varfër për të mbështetur 6 miliard njerëz.

Si pasojë do të shtoheshin tensionet sociale e luftërat për të siguruar burimet për të mbijetuar. Dhe në fund popullsia do të pakësohej shumë. Kripë e cigare. Nëse një botë do të ekgzistonte kështu në të vërtetë, megjithatë për burrat do të vinte natyrshëm përdorimi i disa objekteve si referim për shkëmbimet tregtare: për shembull ari, kipa, … ose cigaret, siç bëhej në kohën e luftës. Do të shpikej në një formë tjetër, me pak fjalë, monedha; sepse është me të vërtetë e paimagjinueshme të bësh pa të. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button