Magazine

Simboli i svastikës dhe historia e tij 12 mijë vjeçare

Screen Shot 2016-04-13 at 14.15.34Svastika është simboli i përdorur nga një prej njerëzve më të urryer mbi tokë, një simbol që përfaqëson vrasjen e miliona njerëzve si dhe një prej luftërave më shkatërrimtare që ka njohur bota. Por Adolf Hitleri nuk ishte i pari që e përdori këtë simbol. Në fakt, ai është përdorur si simbol i fuqishëm mijëra vite përpara tij, në shumë kultura dhe kontinente.

Për hindutë dhe budistët në Indi dhe vende të tjera aziatike, svastika ishte një simbol i rëndësishëm për mijëra vite, dhe deri sot, ky simbol mund të shihet me bollëk – në tempuj, në autobusë, taksi, dhe në kapakët e librave. Ai është përdorur edhe në Greqinë e lashtë dhe mund të gjendet edhe në rrënojat e Trojës, që ka ekzistuar 4000 vjet më parë. Druidët e lashtë dhe Keltët e përdornin gjithashtu simbolin, i reflektuar në shumë sende të gjetura.

Ai përdorej prej fiseve nordike dhe madje edhe kristianët e hershëm, si një prej simboleve të tyre, duke përfshirë Kalorësit Teutonikë, një urdhër mesjetar gjerman, që u shndërrua në një Urdhër Katolik. Po përse ky simbol është kaq i rëndësishëm dhe përse Hitleri vendosi ta përdorë?

Screen Shot 2016-04-13 at 14.15.41Fjala svastika është nga sanskrinishtja (svasktika), që do të thotë “Kjo është”, “Mirëqenie”, “Ekzistencë e mirë” dhe “Fat i mbarë”. MEgjithatë, ajo njihet edhe me emra të ndryshëm në vende të ndryshme – si “Van” në Kinë, “Manji”në Japoni, “Filfot” në Angli, “Hakenkrojz”në Gjermani dhe “Tetraskelion” në Greqi.

Një studiues i sanskrinishtes, P. R. Sarkar në vitin 1979 tha se kuptimi më i thellë i fjalës është “Fitore e Përjetshme”. Ai tha gjithashtu se, si simbol, svastika mund t ëketë kuptim pozitiv dhe negativ, në varësi të mënyrës si vizatohet. Kështu në hinduizëm, svastika e kthyer djathtas është simbol i perëndisë Vishnu dhe Diellit, ndërkohë që në të majtë është simbol i perëndisë Kali dhe Magjisë. Kuptimi i dyfishtë i simboleve është i zakonshëm në traditat e lashta, si për shembull simboli i pentagramit, që shihet si negativ kur drejtohet për poshtë, dhe pozitiv kur drejtohet për lart. 

Screen Shot 2016-04-13 at 14.15.47Svastika më e hershme është zbuluar në Mezine, Ukrainë, e skalitur në një figurë fildishi, me origjinë mbi 12 mijë vjecare.

Në budizëm, svastika është simbol i fatit të mirë, begatisë dhe bollëkut, si dhe përjetësisë. Ajo lidhet direkt me Budën dhe mund të gjendet në statujat dhe këmbët e tij si dhe në zemrën e tij. Thuhet se ajo përmban mendjen e Budës.

Në muret e katakombeve kristiane në Romë, simboli i Svastikës shfaqet në krah të fjalëve “Zotiko Zotiko”, që do të thotë “Jeta e jetës”. Mund të gjendet gjithashtu në kishat shkëmbore misterioze të Etiopisë, dhe në ksiha të tjera përreth botës.

Në legjendat nordike, Odini paraqitet që ecën nëpër hapësirë si një disk rrotullues apo një svastikë që sheh poshtë mbi gjithë botët. Në Amerikën e Veriut, svastika përdorej nga Navajot. Në Greqinë e Lashtë, Pitagora përdorte Svastikën me emrin “Tetraktis” dhe ishte një simbol që lidhte tokën dhe qiellin, me krahun e djathtë që shihte qiellin dhe të majtin Tokën.

Ajo është përdorur nga fenikasit si simbol i Diellit dhe ishte simbol i shenjtë që përdorej nga priftëreshat.

Si dhe përse kaq shumë vende dhe kultura të ndryshme, përgjatë shumë viteve, kanë përdorur të njëjtin simbol dhe me sa duket, me të njëjtin kuptim? Eshtë ironike, dhe fatkeqe, që një simbol i jetës dhe përjetësisë, i cili konsiderohej i shenjtë mijëra vite më parë, në fund ka përfunduar si simbol i urrejtjes./bota.al

Leave a Reply

Back to top button