Analiza

Simfonia që frymëzoi një komb të mposhtë nazizmin

Nga Matthew Gaskill

Vepra dhe njeriu tek kompozitori rus Dmitri Shostakoviç (1906-1975) janë enigmatike. Historianët dhe kritikët e muzikës, gjatë jetës së tij dhe sot, janë të ndarë mbi veprat dhe thelbin e personalitetit të tij. Disa thonë se veprat janë jashtëzakonisht të vështira për t’u kuptuar, dhe po aq të vështira për t’u dëgjuar.

Megjithatë, asnjë prej tyre nuk e ka mohuar ndikimin që pati Simfonia e tij e Shtatë në betejën për mbrojtjen e Leningradit (sot Shën Petersburg), dhe në fatin e Luftës së Dytë Botërore si një e tërë. E shkruar dhe e luajtur në kohën kur qyteti po vuante njërin prej rrethimeve më ç’njerëzore në histori, muzika e tij mishëroi forcën dhe kundërshtimin përballë vështirësive të mëdha.

Edhe sot, mbi 70 e ca vjet pasi u shkrua, “Simfonia e Leningradit”, konsiderohet si simboli muzikor i rezistencës së Bashkimit Sovjetik dhe triumfit kundër Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore. Ajo luhet çdo vit në një ceremoni përkujtimore për heronjtë e qytetit të Leningradit, që janë mbi gjysmë milionë (dhe ka shumë të ngjarë më shumë se sa kaq).

Pjesët e para të simfonisë, kanë ende të ngjarë të shkaktojnë përlotjen e rusëve të rinj dhe të moshuar, ashtu si simfonia e Çajkovskit, kur përkujtohetj pushtimi i Napoleonit. Vetë Shostakoviç, është është subjekt i debateve. Disa e konsiderojnë atë një talent mesatar. Të tjerët një talent të madh. Të tjerë akoma, besojnë se talenti i tij ishte fryrë qëllimisht, në një kohë kur gjithçka, duke përfshirë veprat muzikore (madje edhe ato pa tekst) ishin politike.

Të tjerë thonë se ai ishte një i mbijetuar politik, që thjesht bëri atë që mundi. E vërteta ka të ngjarë që të jetë një kombinim i të gjitha këtyre. Askush që jetoi gjatë sundimit të terrorizmit stalinian, nuk mund të ishte vetëvetja. Çdo njeri ruhej, dhe u besonte shumë pak të tjerëve, në mos aspak.

Vetë Shostakoviç, ishte shumë herë në prag të arrestimit ose më keq akoma- jo për fjalët e tij, por vetëm për shkak të artit të tij, dhe cilësive që Stalini dhe shumë lakej të tij ia atribuonin. Dimitri Shostakoviç lindi në Shën Petersburg, në një familje të shtresës së mesme. Mori mësimete para në piano nga e ëma, por shumë shpejti nisi të luajë dhe kompozojë gjëra përtej aftësive të saj për ta ndjekur. Kur ishte 13-vjeç hyri në Konservatorin e Petrogradit.

Atje pegagodët ia njohën talentin e tij, por e kritikuan atë se ishte shumë i gatshëm të kopjonte ato që ishin shkuar më parë, si Stravinski dhe Prokofiev. Kompozoi Simfoninë e Parë, e cila u shfaq në vitin 1926, me të cilën u njoh si një talent i madh dhe fatmirësisht (ose fatkeqësisht) ra në sy të Marshallit Tukaçevski, një hero i Revolucionit Bolshevik dhe Luftës Civile në Rusi.

Ky mburrej se një njeri i edukuar dhe i rafinuar, dhe sponsorizonte personalisht shumë artistë. Dëshira e Marshallit ishte të ngrinte kulturalisht masat. Për një kohë, ai ishte mjaft i suksesshëm dhe pasja e Tukaçevskit si një mbrojtës, ishte një gjë shumë e mirë – të paktën për një kohë.

Mjerisht marshalli, edhe pse i njohur si një takticien i madh ushtarak, nuk qe një politikan i madh.

Kur Stalini u ngjit në majën e pushtetit, Tukaçevski u rrëzua. Edhe para vdekjes së tij gjatë Gjyqeve të Mëdha të viteve 1936-37, ylli i tij ishte në rënie dhe secili që shoqërohej me të dyshohej se punonte kundër regjimit, mes tyre edhe Shostakoviç. Në vitin 1936, Stalini shkoi dy herë në Opean Balshoi në Moskë, një gjest që duhej të përcillte një mesazh shumë të fortë.

Për shfaqjen e parë, nga një kompozitor pak i njohur, Stalini tha se kishte “vlerë të madhe ideologjike dhe politike”. Ai kompozitor pak i njohur, u ngrit në radhët e muzikantëve të preferuar, dhe pati shumë përfitime. Dhjetë ditë më vonë, Stalini shkoi sërish në opera këtë herë për operën “Ledi Makbeth” të Shostakoviç. Kur mësoi se i pranishëm do të ishte vetë Stalini, Shostakoviç anulloi një turne të planfikuar më herët.

Kur udhëheqësi i madh sovjetik u ngrit dhe iku pa duartrokitur, të gjithë të pranishmit, sidomos Shostakoviç, e dinte se ishte në telashe. Kur shfaqja përfundoi, fytyra e Shostakoviç ishte zbardhur si ajo e një fantazme, dhe dridhej aq shumë, sa mezi mundi të përkulet para publikut.

Brenda disa javësh, paga dhe të ardhurat e kompozitorit u ulën me mbi 75 për qind, dhe në një moment mendoi vetëvrasjen. Arsyeja e tij e vetme për të jetuar, ishte gruaja dhe dy fëmijët e tij.

Pasi iu tha se do të arrestohej një natë të caktuar, ai priste çdo mbrëmje me valixhet gati në një nga ashensorët e pallatit, në mënyrë që kur të vinte policia për ta marrë, të mos zgjonte familjen e tij. Shumë nga miqtë e tij artistë – shkrimtarë, muzikantë, aktorë – ranë viktima të spastrimeve të Stalinit. Shumë syresh u pushkatuan. Shumë të tjerë vuajtën për vite me rradhë nëpër gulagë, dhe nuk u rikthyen kurrë në shtëpi. Ata që ia dolën, nuk qenë më kurrë të njëjtët.

I dëshpëruar për të gjetur punë dhe ushqyer familjen e tij, Shostakoviç rinisi punën duke shkruar kolona zanore për filma. Ai punoi fshehurazi për Simfoninë e tij të Pestë, e cila u shfaq për publikun një vit më vonë. Futja e qëllimshme e tingujve që mund të lidhen me muzikën popullore ruse (e cila përfaqëson fshatarësinë) dhe tingujt industrialë nga brirët dhe tamburët (që simbolizojnë punëtorët), bëri që Shostakoviç të shihej sërish me sy të mirë nga Stalini.

Simfonia e tij e Gjashtë në vitin 1939, ishte një vepër e sigurt, që ndiqte diktatet e muzikës së mirë “sovjetike”. Vepra më e famshme e Shostakoviçit, Leningradit, është misterioze. Vetë kompozitori ka thënë se kur ndodhi pushtimi nazist, dhe gjermanët ishin tek portat e qytetit, ai shkroi me “një intensitet ç’njerëzor, që nuk e kam arritur më kurrë”.

Simfonia është e gjatë – mbi 70 minuta, dhe Shostakoviç u detyrua të evakuohej gati me forcë nga qyteti në brendësi të vendit, për të përfunduar pjesën e saj të fundit. Ndërsa po e bënte këtë, qindra mijëra bashkatdhetarët e tij po vdisnin në Leningrad, në një një shfaqje horror të artilerisë, urisë, sëmundjes, etjes dhe kanibalizmit.

Në dhjetorin e vitit 1941, 2 vjet para se heqjes së rrethimit, dhe ndërsa trupat gjermane gjendeshin në portat e Moskës, Shostakoviç e përfundoi veprën e tij. Ironikisht, qytetarët e Leningradit dhe shumica e atyre në Bashkimit Sovjetik, nuk e dëgjuan Simfoninë, derisa ajo u transmetua drejtpërdrejti në Londër dhe Nju Jork.

Për mbulim, ishte dërguar një mikrofilm me pamjet e Rusisë së shkatërruar nga lufta. Tetë muaj pas përfundimit të saj, Simfonia e Leningradit u luajt për të mbijetuarit e rrethimit, të cilët do të duhej të duronin edhe 2 vite të tjera të tmerrshme të luftës. Shumë rusë, pohuan se shfaqja e parë u dha guximin të vazhdonin të rezistonin, të paktën për njëfarë kohe.

Vepra ishte tepër popullore gjatë pjesës tjetër të dekadës, dhe arriti të simbolizonte jo vetëm qëndresën e Leningradit, por rezistencën e popullit sovjetik, i cili humbi mbi 20 milionë njerëz në atë luftës. Shostakoviç, vazhdoi të shkruante edhe pas luftës, duke përfunduar vepra të ndryshme më të vogla, dhe 8 simfoni të tjera.

Por duke filluar nga viti 1948, ai dukej sikur nuk qe në gjendje të përfundonte asnjë punë. Stalini nisi një spastrim të ri, për arsye të ndryshme paranojake. Shostakoviç u largua nga Konservatori i Moskës, me argumentin se shkroi muzikë me “ndikim shumë perëndimor”. Ai u rehabilitua shkurtimisht për arsye propagandistike në vitin 1949, dhe u dërgua në SHBA për një turne.

Por por u poshtërua kur romancieri rus i mërguar Vladimir Nabokov, e përshkroi atë si “një njeri jo të lirë” dhe një “vegël të bindur të qeverisë së tij”. Dimitri Shostakoviç vdiq në vitin 1975, pas një sëmundjeje të gjatë.

Burimi: TheVintageNews

Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button