Horizonti.al

Sindroma e Napoleonit: A e dini se për çfarë bëhet fjalë?

Sindroma Napoleon është një term i përdorur për të përshkruar kompleksin e inferioritetit nga i cili vuajnë disa njerëz të shkurtër. Ata që paraqesin këtë komplekse përjetojnë ndjenja të pamjaftueshmërisë, të lidhura me shtatin e tyre.

Këta persona kompensojnë shtatshkurtësinë me sjellje negative, duke filluar nga agresiviteti më i madh deri tek xhelozia. Nuk është një çrregullim mendor, kjo është arsyeja pse nuk figuron në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM).

Disa studime psikologjike konfirmojnë ekzistencën e sindromës së Napoleonit.

Karakteristikat e sindromës së Napoleonit

Duket se njerëzit me shtat të shkurtër kanë më shumë të ngjarë të kenë ndjenja dhe mendime negative ndaj të tjerëve dhe vetvetes. Sipas kësaj logjike, mund të mendohet se shumë nga njerëzit e shkurtër që veprojnë në mënyrë mbrojtëse ose agresive vuajnë deri diku nga sindroma e Napoleonit.

Ky kompleks duket se është më i shpeshtë tek burrat, veçanërisht në ata që jetojnë në mjedise konkurruese. Kompleksi i Napoleonit mund të përshkruhet si një mekanizëm mbrojtës kundër stigmave të caktuara sociale në lidhje me lartësinë trupore.

Eshtë e nevojshme të merret në konsideratë fakti që ky kompleks gjithashtu mund të lidhet me një stereotip shoqëror zhgënjyes. Megjithatë, jo të gjithë njerëzit me shtat të vogël janë me të vërtetë agresivë ose të prirur për të bërtitur dhe folur shumë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve dhe për të vërtetuar vlerën e tyre. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button