Enciklopedike

Sinkronizmi: E dini që asgjë nuk ndodh rastësisht?

Çfarë është sinkronizmi? Sinkronizmi është situata, në të cilën diçka ndodh “rastësisht” dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e tjera që mund të të kenë ndodhur më parë.

Sinkronizmi ekziston, edhe pse ndonjëherë ne nuk i japim rëndësinë e duhur. Ne mund ta quajmë fat, apo diçka tjetër, por kurrsesi nuk e quajmë rastësi. Në fakt, sipas ideve të kohëve të fundit, sinkronizmi ndodh si pasojë e ndërveprimit tonë me universin. Jemi ne që dëshirojmë të na ndodhin disa gjëra dhe ato na ndodhin, sepse universi përgjigjet ndaj kërkesave dhe dëshirave tona.

Më poshtë do të lexoni se cilat janë ngjarjet më të shpeshta të dukurisë së sinkronizimit :

  1. Shikon orën dhe të shfaqen numrat e njëjtë: 11:11, 12:12: 22:22 etj. Fiksohesh pas atyre numrave dhe pret 60 sekonda, derisa numri i minutave të ndryshojë. Kjo gjë të duket rastësi? Dukuria e sinkronizmit në këtë rast thotë se numrat e njëjtë në orë, janë një shenjë pozitive e realizimit të një qëllimi në jetë.
  2. Merr telefonin dhe pikërisht në atë moment të telefonon, apo të dërgon mesazh, personi që do ta kontaktoje. Edhe kjo rastësi të duket?
  3. Je duke kërkuar një këngë për ta dëgjuar në celular, ndërkohë ajo fillon të transmetohet “rastësisht” në radio.
  4. Ka raste kur të ndodh diçka dhe nuk di si të veprosh. Pastaj fillojnë të të ndodhin një sërë situatash, të cilat duken sikur i japin shpjegim pyetjes tënde se si të veprosh për problemin që ke.
  5. Ti mund të jesh një person që të ndodhin gjithë të mirat në jetë. Kërkon diçka me çmim të arsyeshëm dhe arrin ta gjesh. Kërkon të kalosh rrugën dhe semafori përherë të rezulton në ngjyrën jeshile. Nëse je një person i tillë, ose njeh dikë të tillë që i ecën çdo gjë mbarë, atëherë mund ta kuptosh më së miri se si funksionon sinkronizmi.
  6. Takon persona të huaj që duket sikur kanë këshillat e duhura për problemet e tua, edhe pse mund të mos ia kesh përmendur asnjëherë se çfarë po të ndodh në jetë. Kjo është tipike e dukurisë së sinkronizmit.
  7. Je duke menduar të blesh diçka për veten, apo për shtëpinë tënde dhe ndodh që atë gjë të ta dhurojë ditën tjetër një mik apo një mikeshë. Ndërkohë je mjaft i/e sigurtë se nuk e ke përmendur ndonjëherë atë gjë në bisedë me ta. Po, edhe kjo është tipike e sinkronizmit!

Të gjitha këto situata, por edhe shumë të tjera, na tregojnë me pak fjalë se jemi duke ecur në rrugën e duhur. Nga ana tjetër, ato janë një dëshmi e gjallë, se universi punon për ne dhe për plotësimin e dëshirave tona. Për këtë arsye, duhet të jeni të kujdesshëm se çfarë do t’i kërkoni universit t’ju plotësojë herë tjetër. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button