Psikologji

Sipas psikologëve, njerëzit që qajnë shumë, kanë këto cilësi të veçanta në personalitetin e tyre

Ka njerëz, të cilët mendojnë se duke qarë do të ndihen të dobët, por realisht nuk ndodh kështu. Ndonjëherë është bukur të ndihesh i dobët për pak momente, ta lësh të largohet gjithë stresin që ke grumbulluar dhe ta kalosh situatën e vështirë që të ka ndodhur një herë e përgjithmonë. Këtë e tregojnë pikërisht lotët, se ne nuk jemi prej çeliku, kemi ndjenja dhe është çështje kohe përpara se të ndihemi sërish të dobët. Nga ana tjetër, psikologët thonë se personat që qajnë shpesh, kanë disa karakteristika të veçanta të personalitetit të tyre.

  1. Të qash tregon se je një mik i mirë.

Imagjino sikur një ditë do të takosh një mik tëndin dhe të dy merrni lajme të trishta. Arrin të ndjesh që gjithë emocionet e tua janë të ngarkuara dhe fillon të ndjesh një rëndim në grykë. Nuk mendohesh më tepër dhe nis të qash. E hedh ti hapin e parë dhe kështu ngushëllon edhe mikun tënd që të qajë, pa u ndjerë në siklet. Momente të tilla krijojnë lidhje shumë të forta miqësore midis dy ose më shumë personave.

  1. E qara tregon se nuk i trembesh ndjenjave të tua.

Mundet edhe të qash për diçka pak të rëndësishme, ose sepse ndihesh i trishtuar, i lodhur, apo se ka ndodhur diçka që të ka falur një ndjesi jo të mirë. Çështja është se kur i lëshon lotët, e njeh më së miri gjendjen tënde shpirtërore dhe nis t’i kalosh gjërat e rënda që të kanë ndodhur. Është e rëndësishme ta largosh gjithë dhimbjen që ke përbrenda, sepse në të kundërt do të bllokohesh dhe nuk do t’i lejosh të rrjedhin siç duhet marrëdhëniet që ke ndërtuar me të tjerët.

  1. Nuk i jep rëndësi asaj çfarë mendojnë të tjerët.

Me kohën mëson edhe se si t’i ndalosh ndjesitë negative, por të gjithë ne jemi njerëz dhe askush nuk mund t’i përballojë konfliktet e rënda të mendjes, ndaj mos i ndalo të rrjedhin siç duhet gjërat që të shqetësojnë, qoftë edhe duke qarë. Gjëja më e mirë e lotëve, është se i harron gjithë njerëzit rreth teje. Në atë moment nuk të intereson, nëse dikush të sheh apo të gjykon dhe kjo tregon se ke arritur limitin e asaj çfarë mund të përballosh. Ti shpërthen pa u menduar gjatë e gjerë.

  1. E qara redukton stresin.

E ke ndjerë veten më të çliruar dhe mendjen më të qetë, pasi ke qarë? Një kërkim i bërë në vitin 1983 nga “American Psychological Association” ka treguar se njerëzit që ndihen më të trishtuar dhe të mërzitur, janë ata më të stresuarit dhe duke i lënë të qajnë, mendja dhe trupi i tyre arrijnë një nivel qetësie maksimale që zgjat në kohë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button