Analiza

Sistemi rus i menaxhimit të kaosit

Screen Shot 2015-10-27 at 07.42.52

Nga Gleb Pavlovsky

“Carnegie Moscow”

Komentuesit po debatojnë me njëri-tjetrin, në përpjekje për të shpjeguar arsyet e ndërhyrjes ushtarake të Rusisë, në kaosin e luftës civile në Siri. Disa e justifikojnë me motive politike të brendshme, të tjerët me gjeopolitikën, secili duke hamendësuar se cili është “plani i Putinit”.

Në një farë mënyre, të dy palët kanë të drejtë. Veprimi ushtarak i Moskës, është episodi i fundit në një model të vazhdueshëm sjellje, që unë e quaj “Sistemi i Federatës Ruse” – ose “Sistemi Rus”- që është më i madh dhe më i vjetër, sesa lidershipit aktual rus, dhe madje edhe vetë presidenti Vladimir Putin.

Bota është në të vërtetë në një gjendje kaosi, dhe ne duhet të pyesim se çfarë roli luan Rusia në të:A është sponsore e rrëmujës apo përfituese e saj? E vërteta është se për Rusinë bashkëkohore, kaosi ka bukuritë e veta. Ne ndihmojmë në krijimin e krizave, që priren të dalin jashtë kontrollit dhe pastaj i përshkallëzojmë më tej ato – dhe kjo në mënyrë që udhëheqësit e Rusisë, të mund të shpërfaqen si çlirimtarët që mbrojnë cilindo nga më e keqja.

Kjo sjellje, buron nga dobësia e Rusisë si një fuqi botërore. Rusia aktuale moderne, e projekton ndikimin e saj përmes shitjes së gjithçkaje që mundet, nga stacionet e energjisë bërthamore, sistemet e lëvizhme të  mbrojtjes kundërajrore dhe deri tek havjari. Por konfliktet ushtarake, me të gjitha produktet e lidhura me to, si në hapësirën post-sovjetike dhe tashmë edhe më gjerë, kanë qenë një nga eksportet më të besueshme ruse, që nga koha e presidencës së Boris Jelcinit. Për Rusinë, konfliktet janë një biznes.

Për drejtuesit e “Sistemit Rus”, qëllimi më i rëndësishëm është vetë-ruajtja. Pasi ajo është e garantuar, ata hodhen në treg për një rol në botë, kudo ku ata mund të gjejnë atë, veçanërisht në zonat e konfliktit. E vetmja gjë që kërkojnë, është që konflikti duhet më së paku të duket i zgjidhshëm.

Sistemi është efektiv, shkatërrues dhe shumë i thjeshtë. Ai funksionon vetëm në sajë të thjeshtimit të çështjeve të komplikuara. Kur ndesh në një bllokim strategjik, Kremlini vetëm sa e ngre stekën e pretendimeve dhe e përshkallëzon konfliktin, në një kohë që rriten edhe rreziqet.

Ajo vetëm mund të ulë nivelin e rrezikut, duke zvogëluar fushën e lojës, ashtu siç bëri në Çeçeni në fillim të viteve 2000, dhe më shumë kohët e fundit në Donbas të Ukrainës Lindore, kur ra dakord të nënshkruante  marrëveshjet e Minskut. Nëse një konflikt nuk mund të ngrihet, atëherë ju duhet të ndërhyni duke u angazhuar në një konflikti të ri – prandaj Siria është pasuese e Donbasit.

Me ndërhyrjet e saj, Rusia po sillet si një revizioniste, dhe jo një fuqi e statuskuosë. Por ky është një lloj i veçantë revizionizmi. Moska pret që të tjerët të hedhin hapin e parë revizionist (për shembull veprimet e SHBA-së në Irak apo Kosovë), para se të kundërpërgjigjet. Në rastin e Sirisë, Rusia e portretizon Shtetin Islamik si revizionistin kryesor, për rishikimin e kufijve të Lindjes së Mesme të kryer një shekull më parë, edhe pse ajo vetë zhytet në veprime klasike revizioniste.

Rusia e paraqet veten si mbrojtëse të normave të vjetra, në kundërshtim si Shtetit Islamik, ashtu edhe Shteteve të Bashkuara, ndonëse ngacmon statuskuonë dhe krijon një boshllëk, që mund të mos mbushet.

Ndonjëherë Rusia është e aftë, hezituese, duke vepruar në bashkëpunim me fuqitë perëndimore, ashtu siç bëri gjatë marrëveshjes bërthamore të Iranit. Udhëheqja ruse i do paktet e mëdha diplomatike.

Por zgjidhja e përbashkët e një konflikti, paraqet ndërkohë një rast për përshkallëzimin e të tjerëve. Një tipar i vazhdueshëm i mënyrës sesi vepron ky sistem, është fakti se Rusia duhet të pohojë përherë “të drejtën” për të mëshiruar veten, kundër pjesës tjetër të botës. Ideologjia e modës së vjetër është një përbërës i vërtetë i kësaj sjellje.

Sigurisht, ajo kufizon liderët e Rusisë nga marrja e vendimeve të arsyetuara strategjike, por ndërkaq e bën më të lehtë për të provokuar konflikte, tashmë më shumë jashtë vendit, sesa brenda saj. Fantazitë ideologjike rreth një “rendi botëror” të fshehtë, të krijuar nga të tjerët, i lejojnë Kremlinit të besojë se është mbrojtësi i fundit i të vërtetës në botë.

Nëse liderët e Rusisë detyrohen të përgjigjen me zjarrin e raketave, kjo ndodh për shkak se ata s’mund të mbështesin rendin aktual botëror, dhe është Moska ajo që po përcakton normat e reja të sjelljes së duhur.

Në Siri, ashtu si në Donbas, modeli është “lufta hibride”. Duke qëlluar me raketa me rreze të gjatë nga anijet e vogla në Detin Kaspik, shteti rus i dërgon një mesazh të thjeshtë mediatik se është rikthyer me zhurmë në Lindjen e Mesme.

Ndërhyrja në konfliktin sirian, injekton gjithashtu adrenalinë ruse të re në venat e mediave botërore, të nxitura shpesh nga imazhet e kleptokracisë ruse. Këto veprime janë menduar ndërkohë të mbajnë kundërshtarët në ankth, duke hamendësuar plot nervozizëm mbi atë që mund të jetë hapi i ardhshëm i Kremlinit.

Pra, në një moment që ka spekulime se Putini është i interesuar për një zgjidhje diplomatike të luftës siriane, analistët do të zhyten për orë të tëra në fjalimin e tij të mbajtur në Kombet e Bashkuara. Pastaj perëndimorët u tronditën nga pamja e bombarduesve rusë mbi Siri, më pas nga raketat e lëshuara nga Deti Kaspik.

Siç e kupton Rusia, “udhëheqja amerikane”, pra presidenti Barak Obama dhe të tjerët, flasin për një komplot për ta izoluar Rusinë. Kjo do të thotë, se në Siri Rusia synon të godasë jo aq shumë Shtetin Islamik apo armiqtë e presidentit sirian Bashar Asad, sesa “udhëheqjen amerikane” në Lindjen e Mesme.

Plani është për Siria të bëhet një luftë përmes mbështetjes, në të cilën Rusia dhe aleatët e saj të dëshmojnë fundin e udhëheqjes amerikane, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë  të detyruara të kërkojnë aleatë të rinj, dhe shpenzojnë burime të vlefshme për të provuar të kundërtën. Rusia nuk ka interes për shkaktimin e nnjë Luftë të dytë të Ftohtë në një shkallë të plotë, por në një version më të vogël vetëm në Lindjen e Mesme, dhe e paraqitur si e tillë nga mediat botërore, do të shërbente shumë mirë si një zëvendësues – pavarësisht nga të gjitha rreziqet e natyrshme. Loja e “goditjeve pranë” dhe afërsisë së madhe ndërmjet avionë bombarduesve rusë dhe perëndimorë, është një tjetër pjesë e këtij konfrontimi. Trembja kohë pas kohe e palës tjetër është diçka jo shumë e kushtueshme dhe relativisht e sigurtë, ndërsa përbën një kujtesë e dobishme mbi arsenalin masiv bërthamor të Rusisë. Çdo incident i këtij lloji, përmbush qëllimin e ilustrimit të imazhit të “Rusisë së çmendur”, dhe sjelljes së saj të paparashikueshme.

Të gjitha gabimet dhe fatkeqësitë e jetës politike ruse fillojnë, kur udhëheqësit e saj nisen të zgjidhin problemet me elegancë dhe e vendosmëri. Lufta e Bashkimit Sovjetik në Afganistan renditet si shembulli kryesor i kësaj, por ne e shohim këtë edhe kohët e fundit, në të gjitha llojet e vendimeve të marra nga lidershipi rus: Programi i Medvedev për “modernizimin”, rotacioni i planifikuar midis Medvedev dhe Putin, si dhe aneksimi i Krimesë.

Rusia është një shtet i dobët, dhe krerët e saj vetëm sa e reklamojnë këtë dobësi, përmes sjelljeve së tyre plot zigzage, ose duke dështuar të marrin edhe vendimet më të thjeshta, ose kur nxitojnë për t’i hyrë një misioni për të trajtuar një problem jashtëzakonisht të vështirë. Ky lloj veprimi, vetëm sa redukton gjithçka në një gjendje të rrezikshme thjeshëzimi.

Sistemi Rus, do të vazhdojë të gjejë vende për t’u vënë në zbatim në të gjithë botën, dhe do projektojë ndikimin gjeopolitik dhe simbolik rus përtej kufijve të saj. Moska do të veprojë kështu, për aq kohë sa bota ka kriza, të cilat kërkojnë një përgjigje ushtarake dhe shërbimeve të tjera që ofron Sistemi Rus.

  • Shënim: Gleb Pavlovsky është drejtori i Institutit Rus

“Carnegie Moscow” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button