Enciklopedike

Skandali “Oleg Penkovski”

Screen Shot 2015-06-29 at 23.36.40

Koloneli Oleg Penkovski, ishte një oficer i rangut të lartë në Shërbimet Sekrete Sovjetike (GRU), që u infiltrua si një agjent i dyfishtë për Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë. Ishte Olegu, ai që e informoi SHBA-në, mbi praninë e raketave bërthamore sovjetike në Kubë (Bashkimi Sovjetik besonte se kur Uashingtoni të zbulonte ekzistencën e raketave, do të kishte qenë tepër vonë).

Ai gjithashtu i dha informacione të detajuara në lidhje vendlëshimet e raketave në Kubë. Atij i atribuohet edhe ndryshimi i kursit të Luftës së Ftohtë, sepse e informoi presidentin Xhon Kenedi rreth mbushjeve bërthamore, tri ditë para se ato të ishin tërësisht funksionale, duke i dhënë atij kohën e mjaftueshme për të ndërmarrë veprime.

Ai gjithashtu e informoi SHBA-së, se sistemet bërthamore dhe raketat amerikane ishin superior, ndaj atyre që zotëronte Bashkimi Sovjetik. Oleg spiunoi për Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, pasi mendonte se shpesh shihej me sy të keq nga oficerët e tjerë sovjetike, për shkak të faktit se i ati kishte mbështetur Carin gjatë Luftës Civile në Rusi. Ai u arrestua nga KGB-ja sovjetike në 22 tetor 1962 dhe u dënua me vdekje, pas një gjyqi të cilit iu bë qëllimisht shumë jehonë në oponionin publik. Penkosvki u ekzekutua në maj të vitit 1963./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button