Analiza

Skena: Irak. Një marins, një plejboi, një admiral dhe një pasdaran

Katër janë figurat kyçe. Njëra është ish Gjenerali John Allen, të cilin Presidenti Obama e ka emëruar të Dërguar Special për Koalicionin kundër Shtetit Islamik. Amerikani tjetër është i dërguari i ri Brett McGurk, i cili i ka mbijetuar një skandali seksual të supozuar në Zonën e Gjelbër që ia ka bllokuar rrugën për t’u bërë ambassador Edhe Irani ka dy njerëz kyç. Njëri është Gjenerali Ali Shamkhani, që prej këtij viti ka përgjegjësinë për të mbajtur raportimet lidhur me Irakun përpara Asamblesë së Ekspertëve. Tjetri është Hossein Hamadani, kreu i Forcave Quds në Irak, edhe ai zë në Bagdad vendin e eprorit të tij Suleimani

John Allen

Ali Khamenei, Guida Supreme e Iranit, lë spitalin pas një operacioni në prostat dhe në intervistën e parë (si edhe në Twitter) thekson se Amerika ka kërkuar fshehurazi ndihmë Teheranit kundër ISIS-it. Khamenei thotë se Irani e refuzon bashkëpunimin me Washington. “Ambasadori i tyre në Irak ja ka propozuar ambasadorit tonë. Sekretari i Shtetit i tyre (John Kerry) ia ka kërkuar personalisht këtë ndihmë Ministrit të Jashtëm, Javad Zarif, dhe zëvendësja e tij, që është një femër (i referohet ka shumë mundësi Nënsekretares së Shtetit Wendy Sherman), ia ka kërkuar Abbas Aragchi (Zëvendësministrit të Jashtëm iranian) gjatë negociatave lidhur me bërthamoren. Pasi kanë marrë “jo”-në tonë, amerikanët kanë thënë përpara gjithë botës: “Nuk do t’i kërkojmë ndihmë Iranit””. Khamenei shton: “Kur isha i shtruar në spital, kalimi i kohës i imi isha të ndiqja deklaratat amerikane lidhur me luftën kundër ISIS-it: të kota, boshe dhe të diktuara nga skemat e politikës së jashtme të tyre. Fakti që kanë deklaruar se nuk duan të punojnë me ne është motiv krenarie, jo motiv zhgënjimi”.

Nga Parisi, ku ka pasur një konferencë me delegatë nga 20 vende – nga të cilët Irani është përjashtuar – për të vendosur se çfarë të bëhet kundër grupit të Abu Bakr al Baghdadi, John Kerry e hedh poshtë Guidën Supreme dhe thekson se Shtetet e Bashkuara nuk i kërkojnë mbështetje qeverisë së Iranit. Shtëpia e Bardhë minimizon: “Vetëm bisedime “back channel” lidhur me një interes të përbashkët”. Megjithatë në terren, në Irak, kemi tashmë farën e një bashkëpunimi objektiv dhe të pashmangshëm midis amerikanëve dhe iranianëve, siç e ka demonstruar beteja në qytetin Amerli më shumë se dy javë më parë, ku bombardimeve amerikane nga qielli i kanë hapur rrugën milicive shiite të armatosura nga Teherani dhe të mbështetura nga këshilltarë ushtarake të Iranit. Ka video të Gjeneralit iranian Qassem Suleimani që hedh valle nëpër rrugët e Amerli pas fitores së siguruar nga aeroplanët F-16 amerikanë. Gjenerali në fjalë është kreu i forcave speciale të pasdaranëve dhe është armiku i përbetuar i Washington në Lindje të Mesme. Në rast se këto akuza të Guidës Supreme do të ishin të vërteta, “na kërkoni që të bashkëpunojmë dhe pasi ju përgjigjemi “jo”, e mohoni para gjithë botës”, do të ishte i gjithi material për komentatorët që kritikojnë Administratën Obama pse ka ngecur në një marrëdhënie ambigue me Teheranin. Teza është se Washington gjatë këtyre viteve ka sakrifikuar negociatat lidhur me dosjen bërthamore të Iranit çdo çështje tjetër të Lindjes së Mesme – krizën në Siri, rikthimin e Irakut në të njëjtin nivel dhune si ai i 10 viteve më parë, dosjen palestineze. Për të mos e vënë në rrezik fushatën për sigurimin e një ndalimi historik ndaj programit të armatimit iranian, nuk është dëshiruar të trajtohet me themel për ndonjë gjë tjetër. Kjo listë e prioriteteve të respektuar me kokëfortësi nuk ka funksionuar: negociatat me Irani tani janë më të paqarta se kurrë dhe problemet e tjera po bëhen të papërmbajtshme. Por përpara se të pyetet nëse një administratë amerikane që i kërkon ndihmë Iranit dhe është refuzuar mund të negociojë akoma me efikasitet, duhet mbajtur parasysh se pohimet e Guidës Supreme janë hedhur poshtë nga kreu i Departamentit të Shtetit. Ali Khamenei thekson edhe tezë – midis qesharakes dhe alarmantes – se ISIS-i është një krijesë e Amerikës.

Rikthimi i Gjeneralit Allen

Në rast se është e vërtetë, siç shkruan e përditshmja “Washington Post”, se ngjitja e Shtetit Islamik është e mbivlerësuar (e shkruan në një gazetë izraeliane një gjë të tillë edhe Amos Yadlin, ish gjeneral i inteligjencës ushtarake të Jeruzalemit), një efekt të jashtëzakonshëm e ka pasur në Irak. Për momentin, amerikanë dhe iranianë janë të rreshtuar nga e njëjta anë dhe konkurrojnë për vëmendjen e qeverisë së sapokrijuar në Bagdad.

Katër janë figurat kyçe. Njëra është ish Gjenerali John Allen, të cilin Presidenti Obama e ka emëruar të Dërguar Special për Koalicionin kundër Shtetit Islamik. Midis viteve 2006 dhe 2008, Allen komandoi marinsat amerikanë të impenjuar në Guvernatoriatin iraken të Anbarit, zonë më e vështirë e vendit me përjashtim të kryeqytetit, ku amerikanët pësuan numrin më të madh të humbjeve, inkubator i grupit të al Baghdadi (që në fakt e krijoi Shtetin Islamik për herë të parë në Ramadi, kryeqendra e Anbarit, në tetorin e vitit 2006) dhe kufitar me Sirinë. Gjenerali u përshtat në negociimin e lodhshëm me klanet locale sunite për t’u siguruar miqësinë kundër guerriljes. Detyra e re e Allen mund të konsiderohet një ripropozim i asaj të vjetrës, në shkallë të gjerë: të koordinojë 10 vende arabe me mazhorancë sunite – disa prej të cilëve urrehen midis tyre, si Arabia Saudite me Katarin – që t’i bëjë të punojnë sëbashku në një koalicion dhe në shërbim të një qeverie shiite në Bagdad kundër një kërcënimi të përbashkët.

Ish Gjenerali Allen ka botuar në mesin e muajit gusht një artikull të shkruar në uebsajtin e specializuar DefenceOne dhe disa pasazhe janë jashtëzakonisht domethënës, të lexuara tani dhe pot ë kesh parasysh rolin që i është caktuar. Allen thekson nevojën për të goditur grupin e kryesuar nga al Baghdadi “ashtu siç vetëm Shtetet e Bashkuara dinë të bëjnë: në mënyrë të befasishme, të shpejtë, kirurgjikale”. Lidhur me Sirinë shkruan: “Përpjekjet kundër ISIS-it duhet të fillojnë në lindje të Mosulit dhe të penetrohet në të gjithë territorin e tij brenda Sirisë perëndimore. Lidhur me këtë, “sovraniteti kombëtar”, i nënkuptuar si kontroll i hapësirës ajrore dhe i territorit, është një koncept që nuk do të duhet t’ia aplikojmë regjimit të Presidentit Bashar al Assad. Siria është një vend i dështuar i paaftë që të sillet si një entitet sovran dhe që të meritojë respekt. Nuk mund t’i lëmë shtetit islamik as një vendstrehim të sigurtë në asnjë vend, as një platformë ku të rigrupohet, as një vend në vijën kufitare, tashmë të parëndësishme, midis Sirisë dhe Irakut”. Lidhur me nevojën e “boots on the ground”, domethënë të dërgimit të trupave tokësore amerikane: “Kurdë, sunitë irakenë dhe rezistenca siriane do të jenë boots on the ground e nevojshëm për suksesin e kësaj fushate”.

Amerikani tjetër është i dërguari i ri Brett McGurk, i cili i ka mbijetuar një skandali seksual të supozuar në Zonën e Gjelbër që ia ka bllokuar rrugën për t’u bërë ambassador. Gjithsesi, Obama ka vendosur që ta mbajë në Bagdad prej përvojës së tij në bërjen e traktativave me politikanët irakenë, me titullin e të dërguarit. Ka qenë McGurk ai që ka mbajtur raportet me Kryeministrin Nouri al Maliki në vitet e pas tërheqjes.

Edhe Irani ka dy njerëz kyç, janë të rinj dhe, nëse lajmet që vijnë nga Teherani janë të vërteta, atëhere është në zhvillim një revolucion i vërtetë. Njëri është Gjenerali Ali Shamkhani, që prej këtij viti ka përgjegjësinë për të mbajtur raportimet lidhur me Irakun përpara Asamblesë së Ekspertëve, në vend të tashmë të përmendurit Qassem Suleimani, Komandant i Forcave Quds (divizioni i pasdaranëve që merret me operacionet jashtë vendit) dhe arkitekt i politikës iraniane në Siri dhe në Irak. I njohur si “Admirali”, Shamkhani është me etni arabe (një gjë mjaft e rrallë në këtë nivel hierarkik) dhe në dy vitet e fundit ka zhvilluar një punë vendimtare në zbutjen e tensioneve me vendet arabe të Gjirit Persik.

Tjetri është Hossein Hamadani, kreu i Forcave Quds në Irak, edhe ai zë në Bagdad vendin e eprorit të tij Suleimani, i dalë nga loja sëbashku me Kryeministrin al Maliki. Mos vallë shfaqja publike e Gjeneralit Suleimani – i frikësuar një herë e një kohë prej diskrecionit spektral – teksa hedh valle në publik në Irak përbën ndonjë mesazh për rivalët e tij në Teheran?

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button