Analiza

Skenarët e Moskës: Shirita portokalli dhe “tanket e paqes”

?.????? ? ?.???????? ?? ?????? ?????? ?? ??????? ???????

Në Rusi, këto janë ditë festimesh të mëdha, kur të gjithë valëvisin shiritat ngjyrë të zezë dhe portokalli, me të cilët përkujtohet fitorja e Luftës së Dytë Botërore. Vladimir Putini ka zgjedhur ta asociojë atë epope me ngjarjet në Ukrainë, ku po këto ngjyra përfaqësojnë tashmë dëshirën për t’u rikthyer tek Moska. I lindur si një dekoracion carist, shiriti është i lidhur fort me një prej të paktëve suksese të Armatës së Kuqe në muajt e parë të pushtimit gjerman. Ndodhi kur Stalini realioi një kundërofensivë fituese në betejën e Smolenskut, kundër panzer-ave që përparonin nga të gjithë anët. Me referendumin në Ukrainën lindore, filorusët mendojnë se janë pasardhësit e atyre trupave heroike. Deklarojnë edhe ata se kanë mposhtur “fashistët” që vijnë nga Perëndimi, edhe pse në këtë rast perëndimi është thjeshtë Kievi.

Askush nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve që presidenti francez Hollande e ka quajtur i pari si “absolutisht fals, nul, i pavlefshëm”. Por tashmë për Moskën, çështja shkon pakëz më përpara, duke qenë se Kremlini pohon me zë të lartë se vullneti popullor i atyre rajoneve tashmë është manifestuar zyrtarisht. Cfarë duhet bërë tani? Zëvendës kryeministri, Dmitrij Rogozin, i zemëruar me Rumaninë që nuk e kishte lejuar të fluturonte me avionin shtetëror nga Transdnistria, të cilës nuk i njihet pavarësia, ka shprehur në mënyrë të sinqertë atë çfarë mendojnë fajkonjtë brenda administratës ruse: “Herën tjetër do të shkoj me një Tu-160”, domethënë me një avion bombardues strategjik. Rumunët u përpoqën që ta vënë në lojë (“Duhet parë sa vodkë kishte pirë, përpara se të hapte gojën”, komentoi presidenti Traian Basescu), por fakti që një gjë e tillë u deklarua nga një zyrtar shumë i lartë i qeverisë së Moskës është shqetësues. Ashtu si dhe akuza që vjen nga administrata ukrainase: sipas saj, rusët janë duke lyer me ngjyrë blu tanket e tyre në kufi, të gatshëm të ndërhyjnë me uniforma paqeruajtësish të paautorizuar nga askush. Dhe ky i bie të jetë skenar si ai i Krimesë: përsëritja e asaj që ndodhi pak javë më parë pas referendumit po kështu të shumëdiskutuar. Trupa ruse “të paqes”, të thirrura nga popullsia lokale për të garantuar pavarësinë dhe sigurinë. Por Ukraina lindore nuk është Krimea. Ushtria është dërguar dhe, të paktën në letër nuk është një forcë për të qeshur: 120 mijë ushtarë me 770 tanke dhe 135 avionë. Shumë më tepër se linjat gjeorgjiane që rusët i morën përpara në vitin 2008. Vec kësaj, sipas spiunazhit gjerman, ukrainasit kanë edhe 400 “këshilltarë” privatë amerikanë. Dhe në rast pushtimi, do të kenë dhe një mbështetje të rëndësishme teknologjike. Moska rrezikon një luftë të vërtetë dhe të gjatë.

Hipoteza tjetër është ajo e formulës që ka funksionuar prej vitesh për Rusinë në Transdnistri, Oshetinë e Jugut dhe Abkazi. Pavarësi de facto që nuk njihet nga askush, por që edhe nuk shkelet nga frika e një ndërhyrjeje të Kremlinit. Në të tre situatat Moska kishte vendosur trupa të veshura si paqeruajtëse, ndonëse jo të pranuara ndërkombëtarisht.

Leave a Reply

Back to top button