Enciklopedike

Skizofrenia, hendeku mes perëndimit dhe vendeve në zhvillim

Screen Shot 2015-07-13 at 23.14.29

Seria: Ja si na i ushqen kultura, të gjithë iluzionet tona. Të mirët dhe të dëmshmit

Duke nisur nga fillimi i viteve ‘70, Organizata Botërore e Shëndetësisë, kreu 3 studime ndërkombëtare të pacientëve me skizofreni, që zgjatën në total rreth 30 vjet. Rezultatet treguan se shkalla e rikthimit të skizofrenisë në Evropë dhe SHBA, ishte 67 përqind më e lartë krahasuar me vendet në zhvillim. Kjo shkaktoi një debat të gjerë, mbi atë që ka ndodhur. Një teori është se pacientët me skizofreni, janë trajtuar me shumë mirësi dhe mbajtur më mirë, në kuadër të grupeve sociale në disa vende në zhvillim. Antropologia Xhuli Juli Mekgruder, studioi skizofrenët dhe familjet e tyre në Zanzibar, ku besohet se njerëzit me iluzione janë të pushtuar nga shpirtrat.

“Myslimanët dhe spiritualistët suahili, nuk i nënshtrohen ekzorcizmit në kuptimin e krishterë të dëbimit të demonëve”-i tha Mekgruder “New York Times”. “Përkundrazi ata lajkatohen me ushqime dhe mallra, vihen të kërcejnë këngë dhe valle. Ata janë të qetë dhe të vendosur”. Pacienti shihet sikur ka një sëmundje të përkohshme, dhe jo një identitet të ri.

Kur sëmundja shkon drejt fashitjes, pacienti mund të funksionojë sërish në shoqërinë, të paktën për një farë kohe. Ndërkohë, vlerat e kulturës perëndimore kontrollohen mbi veten dhe rrethanat në një shkallë të tillë, që sëmundjet mendore drejtpërdrejti e kundërshtojnë këtë pikëpamje. Ndryshe nga vendet në zhvillim që e pranojnë pushtimin e shpirtit, anëtarët e familjes në kulturat perëndimore presin që të dashurit e tyre të pëmirësohen falë forcës së vullnetit.

Pacientët ndihen më të izoluar, dhe ka më pak të ngjarë që të kthehen në punë. Sëmundja e tyre mendore, është parë shpesh si e përhershme. Disa studiues besojnë se studimet e OBSH, janë kryer në mënyrë të gabuar. Ata gjithashtu mendojnë, se e gjendja e pacientëve me skizofreni në vendet në zhvillim, është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë viteve të fundit. Ndaj janë duke bërë thirrje për hulumtime të reja.

Studime të tjera, tregojnë se përdorimi i ndryshëm i ilaçeve, kishte ndikim tek rezultatet e studimeve të OBSH-së. Këta studiues, arritën në përfundimin se kufizimi i përdorimit të drogës antipsikotike, funksionon më mirë në një periudhë afatgjatë, për pacientët që vuajnë nga skizofrenia në të gjitha vendet. Edhe kështu, asnjë nga studimet nuk duket se tregoi, që mjekësia perëndimore ka prodhuar rezultate qartazi më të mira për pacientët e tyre skizofrenë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button