Analiza

SKOCIA / Problem gjeografik, territorial… domethënë social

Philippe Pelletier

gjeograf

BRITAIN-SCOTLAND-INDEPENDENCE-VOTEÇështja skoceze – ta quajmë kështu duke u nisur nga rezultati i referendumit për pavarësinë që u mbajt më 18 shtator 2014 – u intereson në rradhë të parë gjeografëve.

Ja në fakt një moment ku banorët dëshirojnë të pushtojnë si të thuash territorin e tyre, të paktën kjo është përshtypja, një kohë ku ata kërkojnë të zotërojnë politikisht gjeografinë e tyre. Gjeografia, shumë më gjerë se një ekologji e cila do t’i referohej vetëm ekosistemeve, vepron veç kësaj, në të dy drejtimet. Me dispozitën e saj telurike dhe biogjeografike, ajo formon regjistrimin e një popullsie në një hapësirë.

Në mënyrë të ndërsjelltë, ky regjistrim i lidhur nga historia, ekonomia, kultura dhe politika, në një tërësi “teknikash inkuadrimi” – një koncept i shtrenjtë për gjeografin Pierre Gourou (1900-1999) – bëhet lidhje e një populli, cila nga ana e vet ndryshon mjedisin.

Dinamika kryhet në një tërësi ndërmarrëdhëniesh që përbën një “territor” dhe një “vend”: termi vend, me shumë kuptime në gjuhën frënge, i përshtatet mirë kësaj lidhje të “vendit gjeografik” dhe të “vendit politik”.

Referendumi : kuptim politik apo territorial?

Në mungesë të të dhënave të mjaftueshme për të vendosur një kartografi elektorale me qëllim që të njohim detajet gjeopolitike lokale të këtij regjistrimi, në lidhje me çështjen e pavarësisë – madje që tani e dimë atë, se po-ja për pavarësinë u fitua në Glasgoun popullor dhe jo-ja në “kryeqytetin e arit të zi”, Aberdin – mund të pyesim në një plan më politik kuptimin e një referendumi të tillë.

Shënojmë sëpari përqindjen e lartë të pjesmarrjes (84 % e zgjedhësve të regjistruar). Ajo zbulon se popullsia është e sensibilizuar për këtë temë, dhe se për një çështje relativisht të thjeshtë, të shtruar mirë, ajo është në gjëndje të mobilizohet dhe se ka dëshirë të përgjigjet.

Klasa politike e të gjithë Evropës, të gjitha partitë e përziera, lëshuan thirrje gëzimi përballë këtij “zgjimi demokratik”, duke pritur që ajo të përfitonte nga ana e saj, për të rivendosur një legjitimitet në rrokullisje të thellë.

Pastaj të mos harrojmë megjithatë caqet e procesit të referendumit, që të kujton politikën plebishitare të Napoleonit të III, apo të Charles de Gaulle, në Francë për shembull, dhe që revendikohen nga rryma politike të ndryshme, duke përfshirë sidomos nga e djathta ekstreme (Front national), e cila qysh me lulëzimin e saj gjatë viteve 1980, nuk ka reshtur së kërkuari referendume nismash popullore.

Mund të pyesim, cila do të ishte drejtësia e një referendumi për dënimin me vdekje? Konfederata helvetike na jep neve gjithashtu raste situatash problematike. A nuk është Konfederata helvetike dhe struktura e sa federale, e cila dëshiron të lehtësojë anën plebishitare dhe politike të konsultave të tilla, pa eliminuar rreziqet e tyre?

Pavarësia: Iluzion i “autonomisë politike”?

Në fakt, debati mbi konsultën për referendumin vërteton debatin mbi pavarësinë. Sepse në të dy rastet, shtrohet çështja e iluzioneve dhe e realitetit, ajo e demokracisë në thelb dhe ajo e pushtetit politik.

Breza mendimtarësh, filozofësh, eseistësh dhe politologësh kanë bërë pyetje për këtë temë. Ideali teorik do të ishte, që të gjithë qytetarët e konsultuar të jenë informuar sa më mirë të jetë e mundur, për sfidat e konsultimit, që ato të kenë aftësitë e gjykimit dhe të mendimit, dhe të kenë në çdo nivel, mjetet e vendimit të tyre (ta mendojnë atë, ta ndërtojnë dhe ta zbatojnë atë).

Pra, mbi secilin nga këto elemente thelbësore, mund të dyshojmë. Të marrim vetëm rastin, e ka të ngjarë më të rëndësishmin, e mjeteve të zbatimit. T’i rikthehemi për këtë kuptimit të “pavarësisë”. E gjithë historia dhe e gjithë gjeografia e shekullit XX, na dëshmojnë sukseset si dhe dështimet e një aspirate të tillë.

Sigurisht, ne trashëgojmë qysh nga revolucioni francez, “të drejtën e popujve për të vendosur vetë”. Por nuk është aq e thjeshtë, edhe në mënyrë gjeografike, të përcaktosh një popull, dhe populli, a nuk është përshkuar nga antagonizmi i klasave, i besimeve fetare apo korporatave?

Së fundmi, popujt e çkolonizuar ose jo, a janë ato me të vërtetë “sovranë”? “Sovraniteti” i shpallur në Evropë në fushën politike të majtë apo të djathtë, a është një iluzion, apo një ripozicionim i shtetit si përkrahës i liberalizmit ekonomik?

Sepse janë shtetet, nëpërmjet qeverive të tyre të djathta, por gjithashtu dhe të majta, të cilët kanë inkuadruar heqjen e rregullave ekonomike dhe sociale.

Iluzioni i federalizmit politik, pa zotërimin ekonomik

Disa nacionalistë skocezë zhvillojnë argumente të afërta të “kolonializmit të brendshëm”, i shtrenjtë për disa studiues të kulturës oksitane. Manifestime, nganjëherë folklorike, si rivendosja e një “kufiri të vërtetë” me rojet e tij, pasaportat e tij, telat me gjemba, verifikimet e identitetit dhe ato doganore, tregojnë gjithashtu se “populli” është i gatshëm të japë apo të marrë përsëri forma kontrolli territorial, domethënë social, në një kuptim më policor të termit.

Gjithësesi, skocezi i sotëm ashtu si dhe skocezi i pavarur, a ka apo a do të kishte mjetet e vërteta të pushtetit të tij, nëqoftëse ai nuk ka zotërimin e drejtpërdrejtë të ekonomisë së tij ? Nëqoftëse paraja e naftës apo e blegtorisë nuk arrin drejtpërdrejtë në xhepin e tij, në atë të komunës apo në atë të shoqatës së tij të punëtorëve, të zhveshur nga përfitimi dhe dividentet në shuma të mëdha që i derdhen aksionerëve anglezë, evropianë, amerikanë apo … skocezë.

Bindjet e ndryshme fetare në Skoci – metodistët, presbiterianët, katolikët … – për sa i përket pavarësisë ishim më të kujdesshëm dhe më tepër të shqetësuar për fatin e tyre burokratik: a do ta mbante institucioni fetar britanik goditjen në rastin e një çbritanizimi? Ne do të kishim përveç kësaj një nga karakteristikat e nacionalizmit skocez, që duket më “laik” dhe më “socializues” se të tjerët … Por deri ku ? /LIBERATION/

Pershtatur ne shqip nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button