Horizonti.al

Sonda japoneze Hayabusa 2 mbërrin në asteroidin Ruygu

Përgjatë 4 viteve një udhëtim që shkoi përreth Diellit tri herë dhe më në fund sonda Hayabusa 2 ka realizuar objektivin e saj; ka mbërritur tek një asteroid i identifikuar në katalog me numrin 162173. Ryugu. Ryugu është i vogël dhe është zbuluar vonë në 1999 gjatë një programi për lokalizimin e asteroidëve, orbita e të cilëve i afrohet tokës. Bën pjesë në grupin e njohur si ateroidët Apollo (nuk ka të bëjë me programin hënor të amerikanëve në vitet 60), në të cilët janë regjistruar një miliard e gjysëm asteroidë. Të gjithë pothuaj janë të vegjël; më i madhi Sizifi nuk arrin në 10 km diamtër, Ryugu është 10 herë më pak, por  ka interesin se ndonjë prej tyre mund të godasë tokën. Ai që ra në Rusi para 5 vitesh duke lënë dhjetra të plagosur nga thyerjet e xhamave ishte një Apollo i pa zbuluar. Sonda Hayabusa 2 është e dyta e një serie të nisur në vitin 2003, e para kishte qëllim marrje materiali nga asteroidi. Pas një udhëtimi me incidente arriti të përmbushë objektivin e saj dhe të kthehet në tokë me mineral të marrë nga asteroidi Itokawa. Japonia i bashkohet Amerikës dhe Rusisë duke qenë tre vendet e vetme që marrin materiale jashtëtokësore. Në misionin e parë pati shumë vështirësi si humbja e një mjeti sinjalizimi që duhet të drejtonte afrimin me asteroidin, deri tek ngrirja e karburantit gjatë kthimit. Me Hayabusa 2 teknikët japonezë kanë marrë mësime nga dështimi i parë dhe kanë përmirësuar shumë gjëra në bord të sondës edhe pse fuknsionimi mbetet i njëjtë. Graviteti i ulët i Ryugu-t nuk lejon një ulje klasike, çdo lëvizje e vogël do ta çonte sondën jashtë hapsire. Do të ndiqet një procedurë me e ndërlikuar.  Në një largësi prej 50 metrash sonda do të godasë me një top bakri që peshon disa kilogramë për të formuar një krater artificial. Më pas sonda do të ulet ngadalë derisa një lloj hinke të bëjë kontakt me dyshemenë. Më pas do të qëllohet sërish, këtë herë më një top më të lehtë prej tantali të pastër që do të bëjë që copa nga dyshemeja të përplasen në mënyrë të tillë që të kapen nga hinka, që këtu do të kalojnë në një kapsulë, të cilat pas një udhtimi të gjatë do të kthehen në tokë. Kthimi do të ndodhë në 2020, këtë kanë udhëtimet hapsinore se vonojnë shumë kohë. Tani për tani sonda ka marrë dhe trasmetuar foto të mrekullueshme të asteroidit. Ajo që më parë ishte një pikë e ndritshme është shndrruar në një shkëmb që nga një pikëpamje ngjan me një diamad të prerë. Sipërfaqja tregon një krater përplasjeje dhe shumë shkëmbinj në gjendje të lirë. Rrotullohet rreth boshtit të vet me një lëvizje retrograde pra nga perëndimi në lindje, në të kundërt me tokën dhe përmasat e saj nuk arrijnë një kilometër diametër.  Është një asteroid i llojit C, metalik. Përbërja e tij përmban nikel, hekur, elemente të tjera të rënda dhe ndoshta edhe ujë. Dikush ka llogaritur se vlera nga pikëpamja minerale mund të shkojë deri në 80 000 milionë dollarë. Duke reduktuar kostot astronomike të shfrytëzimit, përfitimet e një shoqërie që mund ta shfrytëzojë mund të shkojnë në 30 000 milionë dollarë, por kjo ende është një shoqëri që i përket të ardhmes. Ndërkohë po asistojmë në zbulimin e një bote tjetër të vogël, gjeografia e të cilit po shplaloset para syve tanë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button