Motivuese

Sot dita e parë e pranverës. Kur ta lexoni këtë, do ta doni edhe më shumë këtë stinë

Pavarësisht kapriçove të motit, nga ardhja e pranverës na ndajnë vetëm paaak ditë. Ardhja e saj i bën njerëzit t’i gëzohen edhe më jetës, ringjalljes së natyrës dhe mbi të gjitha diellit. Këtë stinë, do ta doni edhe më kur të mësoni kuriozitetet më poshtë. Kush ishte Zoti i pranverës? Si quhej kjo stinë dikur?

  1. Dita e parë e pranverës quhet ekuinoks pranveror. Kjo është një nga 2 ditët e çdo viti kur dielli kalon drejtëpërsëdrejti mbi ekuinoks.
  2. Ekuinoksi pranveror nuk ndodh çdo vit në 20 mars. Pranvera mund të nis me 19, 20 ose 21 në varësi të kalendarit.
  3. Para se të quhej pranverë, kjo stinë quhet Lent ose Lenten (të krishterët e quanin kështu periudhën 40 ditore para Pashkëve. Kjo periudhë u shërbente njerëzve për të reflektuar dhe për t’u përgatitur për festën, që simbolizon “ringjalljen e Krishtit”.)
  4. Në Greqinë e lashtë, Persefoni ishte Perëndesha e pranverës. Gjatë dimrit ajo njihej si mbretëresha e “ferrit”. Persefoni do të rikthehej në Tokë çdo pranverë për të rizgjuar natyrën dhe rritjen.
  5. Me ardhjen e kësaj stine, njerëzit nëpër botë ia dedikojnë një ditë pastrimit me themel të shtëpisë. “Pastrimi pranveror” është term që daton që prej vitit 1857.

Leave a Reply

Back to top button