Bota

Sot, orë vendimtare për Ukrainën. Por askush nuk ka iluzione

Screen Shot 2015-02-11 at 12.07.38 PM

Ka ardhur ora vendimtare: në takimin me katër palë mes Putinit, Merkelit, Hollande dhe Poroshenkos në Minsk do të vendoset nëse kriza ukrainase do të mund të zgjidhet në mënyrë diplomatike, apo nëse konflikti është i destinuar të përshkallëzohet më tej.
Premisat nuk janë inkurajuese: në frontin e luftimeve ka patur sërish të vdekur dhe të plagosur dhe Moska i është përgjigjur kërcënimit të Obamës për armatimin e ukrainasve me armë mbrojtëse me një deklaratë të thatë: “Armët dhe sanksionet janë vetëm nëj element destabilizimi të mëtejshëm: Rusia do të vazhdojë politikën e saj të jashtme, pavarësisht nga presionet”. Duket e destinuar të shkojë dëm edhe telefonata me anë të të cilës dje në mbrëmje Obama i bëri thirrje edhe një herë Putinit që të rrokë këtë shans që paraqesin bisedimet. I vetmi shënues që ofron pakëz qetësim është deklarata e shpërndarë nga Ria, agjencia zyrtare ruse, ku thuhet se në takim do të përballen tre tema: tërheqja nga fronti i armëve të rënda që deri sot kanë shkaktuar shumicën e 5000 të vdekurve, krijimi i një zone të demilitarizuar mes separatistëve dhe ushtrisë ukrainase dhe nisja e një negociate direkte mes Kievit dhe drejtuesve të të ashtuquajturës Republikë e Donetskut.

Leave a Reply

Back to top button