Ekonomi

Sot Plani Tsipras: 7 miliardë nga kontrabanda dhe oligarkët

Screen Shot 2015-02-23 at 2.53.41 PMNuk është më kohë premtimesh elektoralë. Greqia e Alexis Tsiprasit dhe ekonomistit marksist Yanis Varoufakis nxiton të firmosë për një seri të gjatë reformash, nëse do të garantojë fonde të tjerë nga BE, të domosdoshëm për ta cliruar Greqinë nga pesha e rëndë e borxhit publik dhe për të shmangur falimentin e Athinës. Deri sot në mbrëmje do të komunikohet në Bruksel lista e reformave që do të vihen në zbatim nga Greqia në muajt e ardhshëm.
“Dorëzimi” i Athinës
Marrëveshja mes Athinës dhe partnerëve të Euros kërkon që qeveria greke deri sot në mbrëmje të paraqesë një letër për Eurogrupin ku të detajojë të gjithë masat që do të marrë gjatë 4 muajve të zgjatjes së paketës së shpëtimit.
Largimi i kapitaleve nga Greqia dhe frika mos mbetet me arka bosh e detyruan Tsiprasin dhe Varoufakisin që të hiqnin dorë nga propozimet për të “revolucionarizuar” marrëdhëniet me BE-në – sic kishte garantuar lideri i Syrizas mbrëmjen e 25 janarit, pas fitores në zgjedhje. Me Eurogrupin, kryeministrit grek iu desh që të gjejë një rrugë kompromisi, përndryshe falimenti si dhe kaosi financiar dhe social do të ishin më pranë se kurrë. Dhe tani për të mbajtur Greqinë në Europë, BE, FMN dhe BQE – ose më saktë Trojka që Athina ishte betuar se do ta luftonte si armikun më të keq – presin me ankth planin e ri të reformave të qeverisë.
7.3 miliardë nga eleminimi i kontrabandës dhe taksat ndaj oligarkëve
Sipas asaj që shkruan gjermania Bild, Greqia është e gatshme të kursejë në total 7.3 miliardë Euro nga një plan fiskal i cili do të përqëndrohet në luftën ndaj kontrabandës dhe rritjen e taksave për oligarkët. Plani i qeverisë greke që do të prezantohet sot parashikon nxjerrjen e 2.5 miliardë Eurove nga një taksë mbi pasurinë ndaj grekëve më të pasur, sidomos pronarët e anijeve dhe oligarkët; e njëjta sasi mendohet të vijë nga taksat e prapambetura, ndërkohë që 2.3 miliardë priten të nxirren nga lufta ndaj kontrabandës së benzinës dhe cigareve. Gazeta gjermane citon burime pranë qeverisë greke./Corriere.it/

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button