Enciklopedike

“Ylli i vdekjes” / Sovjetikët ndërtuan një stacion armësh me lazer që vërtitej në orbitë

Rubrika: Kur komplotet i bëjnë qeveritë

orbit laser

Në vitin 1983, kur Ronald Reagani shpalli Nismën e Mbrojtjes Strategjike për të mbrojtur Amerikën nga një sulm ICBM, sovjetikët u alarmuan – por jo për arsyen që mund të mendoni ju. Ushtria sovjetike kishte menduar tashmë që Anija Kozmike amerikane ishte ndërtuar në fshehtësi  për të lëshuar platforma të mëdha armatimi me bazë në hapësirë, apo edhe që do të lëshonte një bombë mbi Moskë, që nga atmosfera. Ata menduan se Nisma e Mbrojtjes Strategjike ishte një lajm sa për të mbuluar një program të mëdha armësh që do të godisnin nga hapësira. Dhe nëse amerikanët po e conin luftën në hapësirë, Bashkimi Sovjetik duhej të përgjigjej.
Dhe ata u përgjigjën, nëpërmjet ëndrrës më të guximshme edhe për të këqinjtë e filmave të James Bondit. Një stacion hapësinor lufte i pajisur me armë me lazer, i njohur si Polyus-Skif. Lazeri i fuqishëm me dioksid karboni do të ishte në gjendje të nxirrte nga orbita satelitët e armikut, dhe nëse ishte e nevojshme do të mundej ta reduktonte stacionin hapësinor ku kishte edhe njerëz, në disa mijëra copëra metali që vërtiteshin në hapësirë. Ishte madje në gjendje që teorikisht të interceptonte raketat e armikut, ndonëse kufizimet teknikë do ta bënin të pamundur më vonë këtë gjë.
Në fakt, që në fillim projekti u pengua prej problemeve teknikë. Një lazer aq i fuqishëm sa të shkatërronte një satelit ishte shumë i rëndë për shumicën e raketave – sovjetikëve iu desh të ndërtojnë një lëshues të ri për shkak të peshës së raketës që përdorën. Atyre iu desh gjithashtu të projektojnë një sistem kompleks kontrolli në gjendje të kompensonte shterimin e gazrave prej lazerit. Megjithatë, të gjithë vështirësitë u kapërcyen dhe një version prove u lëshua në 15 maj 1987.
Një “gabim i vogël në kompjuterë” shkaktoi djegien dhe rënien e saj diku në Paqësor. Gorbacovi, që dëshironte të ulet shpenzimet ushtarakë, vuri veton duke penguar ndërtimin e një tjetër arme, duke e vrarë për momentin ëndrrën e ndërtimit të një Ylli të Vdekjes. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button