Horizonti.al

Dyshja vdekjeprurëse

Screen Shot 2016-03-21 at 11.05.10Më 22 nëntor 1941, revista New Yorker botoi dy reklama për një lojë me zare quajtur “Dyshja  vdekjeprurëse”. Këto reklama ishin pak më të veçanta, por askush nuk mendonte për to në atë kohë. Së pari, të vendosura në kopertinën e revistës qenë të pikturuara dy zare nën titullin:”Achtung! Warning! Alerte!” Njëra faqe e zareve shfaqte numrat 0, 5 dhe 7. Tjetre numrat treguar 12, 24, dhe numrin romak XX.
Reklama vazhdonte në faqen 86, me të njëjtin titull mbi një grup njerëzish mbi një bunker. Teksti e përshkruante lojën si një argëtim të përsosur, teksa njerëzit mund të ndodheshin në strehim gjatë një sulmi ajror. Gjithçka qe mbuluar me një vizatim të stilizuar të një shqiponje. Dy javë më vonë, Japonia sulmoi Pearl Harbor, Shtetet e Bashkuara hynë në luftë, dhe ajo reklamë u bë diçka me mjaft interes për FBI-në.
Kjo e fundit, filloi të dyshonte se reklama mund të ishte vendosur nga japonezët apo aleatët të tyre, si një paralajmërim për agjentët e tyre amerikanë, se sulmi ishte i pashmangshëm. Shfaqja e dukshme e numrave 12 dhe 7, mund të ketë qenë një referencë e koduar për datën e sulmeve të 7 dhjetorit 1941. Supozohej se numrat e tjerë dhe numri romak XX (ose ndoshta simboli i kryqit të dyfishtë), ishin pjesë e një kodi sekret për të identifikuar personin që vendoste reklamën.
Reklama më e madhe në faqen 86, tërhoqi vëmendjen kryesore, teksa ajo përmbante një vizatim të asaj që mund të ketë qenë pjesa e përparme e 3 avionëve bombardues, të cilët fluturojnë mbi oqean drejt një objektivi.  Piktura përfshinte ato që dukeshin si drita kërkimi dhe një shpërthim. Fjalët “Dyshja vdekjeprurëse” dukej se përfaqësonte Gjermaninë naziste dhe Japoninë, dhe shqiponja dukej e ngjashme me simbolin e Rajhut të Tretë të Hitlerit.
Hetimet e FBI-së i çuan tek kompania  “Monarch Trading” në Çikago, të cilët qëndronin me sa duket pas asaj reklame. Vetë kompania ekzistoi vetëm për një periudhë të shkurtër, duke bërë që disa të sugjerojnë se kjo ishte një “korporatë manekine”. Zyrtari i kompanisë që kishte vendosur reklamën, u raportua të kishte vdekur në mënyrë misterioze vetëm disa javë më vonë .

Leave a Reply

Back to top button