Covid19

Spanja shpall gjendjen e emergjencës në Madrid, gati karantina

Qeveria spanjolle ka deklaruar gjendjen e emergjencës në kryeqytetin Madrid, hap i parë për shpalljen e karantinës, për shkak të përhapjes së pandemisë.

Vendimi është kundërshtuar ashpër nga qeveria lokale, e cila i trembet efekteve tejet negative ekonomike të masave shtrënguese që mund të miratohen, dhe që do të çonte në mbylljen e aktiviteteve si bare, restorante, muze etj.

Masat e reja përfshijnë edhe kufizimin e lëvizjeve jashtë rajonit të Madridit dhe 8 qyteteve të tjera ku përhapja e COVID-19 po bëhet gjithmonë e më shqetësuese.

Do të zbatohet gjithashtu “rregulli i gjashtës”, pra ndalimi i grumbullimit të më shumë se 6 personave, edhe në ambientet e jashtme.

Leave a Reply

Back to top button