HistoriHorizonti.al

Rebelimi i Spartakut dhe ushtria e skllevërve që turpëruan Romën

Epikë, legjendë, shpërthim i lirisë, pabarazi beteje mes të dobtëve dhe të pushtetshmëve, nuk zgjati më shumë se 2 vite, nga 73 deri në 71 para krishtit. E megjithatë kurrë nuk u fshi nga kujtesa. Sot pas 2091 vitesh nga fundi i përgjakshëm, asnjë, përveç historianëve,  kujton më shumë se një emër, Spartakun.  Skllavi trak, Spartaku (113 – 71). Emrat e të gjithë të tjerëve janë fshirë nga kujtesa, ka mbetur në përjetësi vetëm emri i heroit në përjetësi.

Si ka qenë fizikisht Spartaku?

Ikonografia nuk mundet të na sjellë diçka. Gjithmonë do të na mbetet imazhi i Kirk Dagllasit në filmin e Stanley Kubrick-ut në vitin 1960. Sipas historianëve, Apiano i Aleksandrisë dhe Lucio Anneo Floro, Spartaku lindi në Sadanski, Traki, Bullgaria e sotme. Trakia (4000 -700 para krishtit) ishte një shtet i fuqishëm dhe ka mundësi që Spartaku ka qenë një njeri i lexuar dhe i lirë, ushtar pranë trupave ndihmëse romake, dezertor,  rob dhe u dënua me skllavëri nga më mizoret, punë të detyruar në gurore gëlqereje nën zhegun përvëlues të diellit dhe nën kamzhinjtë e shumtë. E megjithatë forca e tij mbinjerëzore do t’i siguronte një kapitull të dytë fatit të tij. U ble nga tregtari Lentulo Batiato për shkollën e tij të gladiatorve dhe për duelet deri në vdekje në arena. Gladiatorët, derisa vdisnin shiheshin si kafshë paradash. Të lagur, të lyer me vaj, të stërvitur, të ushqyer mirë, ndërsa pjesa tjetër më pak të aftët përfundonin në gurore, në fusha në ndërtimi deri në fund të jetës së tyre. Nga mishi dhe nga kockat e tyre varej ekonomia e Romës, mirëqënia dhe shpenzimet. Spartaku donte të vdiste i lirë dhe jo si një kafshë e ushqyer mirë në mënyrë që të gllabërohej nga tavolina e të pushtetshmëve. Vendosi për një akt suprem, rebelim. Natën e vitit 73 në krye të më shumë se 70 burrave dhe me dy ndihmësave, Crixo dhe Enomao e udhëhoqi drejt lirisë këtë milici të vogël të armatosur me shkopa, gurë, mjete guzhine, hipur mbi kalë dhe u arratisën. Gjatë rrugës për kurrkund u ndeshën me një eskortë karrosh të ngarkuar me armë për gladiatorët, i plaçkitën deri edhe tek gladiusi, shpata romake dhe avancuan deri në malin e Vezuvit.

Ende kjo turmë ishte e paorganizuar që plaçkiste gjithçka që haste rrugës, lakmia shtohej, të gjithë kundër të gjithëve, derisa Spartaku frenoi këtë dhe bëri shpërndarjen e të mirave, rregulloi repartet. Lajmi u përhap mes skllevërve në kampet afër Vezuvit që braktisën barakat dhe e ndoqën liderin. Ky lajm mbërriti deri në Senat me një jehonë të dobët, e gjykuan rebelimin  pa rëndësi dhe dërguan nga Capua një brigadë të vogël ushtarake që u kthye me bishtin ndër shalë dhe pa armatura. Hapi i dytë: dërguan 3000 njerëz nën udhëheqjen e Cayo Claudio Glabros, një ushtarak mendjemadh dhe i etur për pushtet me më shumë reputacion sesa mend. I bindur se skllevërit do të mundeshin lehtë e ngjiti  regjimentin e tij në mal më këmbë nga e vetmja rrugë për tek rrafshnalta pa urdhëruar një masë mbrojtjeje. Një gabim kaq elementar, por fatal dhe Spartaku nuk fali. Si një strateg i zbriti njerëzit e tij nga ana më e pjerrët të lidhur me litarë që si alpinistë ranë mbi ushtarët e Glabros, vranë më shumë se 1000 të tillë dhe i detyruan të tjerët të arratiseshin. Kjo ishte fitorja e tij e parë që ka mbërritur deri në librat e historisë.   Njihet me emrin si “Beteja e Vezuvit”. Tashmë rebelët me shkopinj dhe thika kuzhine ishin kthyer në një problem për shtetin. Duhej shtypur me çdo kusht dhe Senati luajti fort. Dërgoi dy legjione në krye të Publio Varinio me emër si strateg që bëri një manovër të guximshme: i ndau forcat në tri pjesë, t’i rrethonte rebelët e të mos linte asnjë gjallë, por Spartaku nuk ishte i verbër. Kishte spiunë që e informonin për çdo hap të armikut. I asgjësoi një nga një, kapi krerët e tri ndarjeve, madje kapi edhe kalin e vetë Varinios që u arratis më këmbë. Me një shpejtësi marramendëse ushtria e skllevërve pushtoi gjithë jugun e Italisë. Arriti të formonte një ushtri prej 70 mijë burrash, ndërtoi armë, organizoi ushtrinë dhe më e rëndësishmja planifikoi një arratisje, sepse herët a vonë legjionet romake do të mbërrinin. Analizoi ftohtë situatën dhe vendosi të braktiste Italinë me gjithë ushtrinë e tij, të kapërcente Alpet. Ishte një liri reale, më pas çdo luftëtar mund të merrte rrugë të ndryshme dhe të jetonte në toka të lira, p.sh në Gjermani. Nga ana tjetër të hiqje dorë nga kjo arratisje do të thoshte të bije në një kurth vdekjeprurës. Sipas Plutarkut, Senati në vitin 72 i mërzitur nga dështimet e krerëve ushtarakë urdhëroi kundër Spartakut ushtritë e dy konsujve Publio Cornelio Léntulos dhe Lucio Gelio Publícola-s që iu bashkangjit edhe fati në këtë rast. Në atë moment një konflikt i brendshëm mes rebelëve zbehu pushtetin e Spartakut, më shumë se 20 mijë njerëz, galë dhe gjermanë nën udhëheqjen e Crixos vendosën  të luftonin për të. Një gabim fatal, pasi Crixo nuk ishte një strateg si Spartaku.

U asgjësuan në Pulia, ku as Crixo nuk mbeti gjallë. Spartaku mundi Léntulon, Gelion dhe Arrion, forcoi ushtrinë e tij me skllevër që arratiseshin nga e gjithë Italia. Arriti të komandonte 120 mijë trupa, por fundi ishte afër. Arriti të merrte një fitore të pamundur në fushën e lumit Po, mundi legjionet e konsullit Cayo Casio Longinos dhe mundi të kapërcente Alpet deri në lirinë e tij përfundimtare, por u kthye në jug. E pashpjegueshme, vetëvrasëse. Sipas historianëve entuziazmi i rebelëve për fitoret e korrura bëri që të refuzonte planin e arratisjes, donin  të qëndronin në Itali dhe të merrnin Romën. Ëndrra u shkri para 10 legjioneve me nga 60 mijë trupa secili nën udhëheqjen e Marco Licinio Craso-s. Mund ta kishte mundur Spartakun në zonën malore të Piceno-s, por një gabim i një ndihmësi, Lucio Mummio që e sulmoi përballë në vend që t’i rrethonte e lejoi Spartakun të vazhdonte marshimin deri në brigjet e Tirrenit në Kalabri, ku negocioi me piratët turq për një flotë për njerëzit e tij në këmbim të një pasurie prej ari, por Roma i ofroi dyfishin, çmimin e tradhtisë. Ndërkohë Cayo Craso ndërtoi një linjë të fortifikuar prej 65 km, një gropë të thellë dhe një rrethim prej 5 metrash të lartë.

E pamundur për t’u kapërcyer, por Spartaku përdori një taktikë të përdorur nga gjenerali, Aníbal Barca kundër romakëve 144 vjet më parë. Gjatë një nate me stuhi ai mblodhi qindra buaj i vuri flakën brirëve të tyre dhe i lëshoi kundër rrethimit. Romakët duke kujtuar se ishin njerëz mblodhën gjithë ushtrinë. Spartaku dhe të tijtë arritën të kapërcejnë rrethimin nga një sektor tjetër. Senati luajti kartën e tij të fundit. Ta rrethonin Spartakun dhe ushtrinë e tij në tre fronte: veriperëndim, jugperëndim dhe lindje me 120 mijë trupa kundër 80 mijë të rebelëve.  Rrethimi ishte fatal. Në vitin 71 në Pulia ndodhi beteja e fundit (lumi Salario) dhe psherëtima e fundit e lirisë. Para betejës finale një ushtar i solli kalin dhe Spartaku e vrau me një të rënë të shpatës.”Fitorja do të më japë mjaftueshëm kuaj të armiqve të mi dhe nëse do të mundem nuk do të kem më nevojë për të”. Luftoi më këmbë. Forcat e tij humbën 60 mijë njerëz, romakët 1000. Të burgosurit u kryqëzuan përgjatë rrugës “Via Apia” mes Capua-s dhe Romës. Kufoma e Spartakut nuk u gjet kurrë. / Burimi: Scoopnest – bota.al

Leave a Reply

Back to top button